17-05-2024

Asamblisti Fatmir Kastrati: A ka zot shpie Prizreni?

Reduktimet e gjata të ujit, pos qytetarëve kanë irrituar edhe anëtarin e AAK-së (në opozitë) në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Fatmir Kastratin, i cili një situatë të tillë e ka vlerësuar si shkelje të të drejtave të njeriut, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Përmes një postimi në facebook, Kastrati ka treguar se ujë në lagjen e tij mungon nga mëngjesi!

“Po shkelen rëndë të drejtat e njeriut!!! A ka zot shpie ky qytet?!”, ka shkruar ai.

Ndryshe Kastarati është njëri ndër anëtarët më të vjetër të këtij organi, sa i përket pjesëmarrjes në të gjitha përbërjet e pasluftës, dhe për këtë mund të quhet edhe asamblisti veteran i KK-së.

Ai prej kohësh ka ngritur çështjen e mungesës së ujit të pijes në lagjet “2 Korriku” dhe “11 Marsi”, ku edhe banon, por përkundër kësaj kërkesa e tij nuk është realizuar./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.