18-05-2024

Luka Modric sërish mposhti Messin e Ronaldon, “më i miri për vitin 2018”

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka zgjedhur Luka Modricin lojtarin më të mirë për vitin 2018, ndërsa Thibaut Courtois e ka shpallur portierin më të mirë të globit.

Mesfushori i Real Madridit ka marrë 272 pikë, 128 pikë më shumë se Messi, i cili ka zbritur në vendin e dytë, pasi e ka fituar këtë çmim në tri vitet e fundit. Ekspertët e futbollit nga 90 vende kanë bashkëpunuar në këto vota për të emëruar si më të mirin kroatin Luka Modric.

Ky vlerësim vjen për mesfushorin e Real Madridit pasi u shpall “The Best” për këtë vit nga UEFA. Dy javë më parë, kroati ishte, gjithashtu, i pari në listën vjetore të “GOAL 50”, ndërkohë që shihet si favorite kryesor për të fituar “Topin e Artë”, 2018.

Pas Modricit dhe Messit, janë renditur Eden Hazard (114 pikë), Kevin de Bruyne (36), Neymar (18), Paul Pogba (14), Christian Eriksen (10), Miralem Pjanic (7), James Rodríguez (7), Cristiano Ronaldo (5), Isco Alarcón (3), Jorge Luiz Frello ‘Jorginho’ (3), Kylian Mbappe (3), Ivan Rakitic (3), Philippe Coutinho (2), Toni Kroos (1) dhe Thiago Alcántara (1).

Thibaut Courtois, ndërkohë, bëhet portieri i tretë belg, që e merr këtë çmim nga IFFHS, pas Jean-Marie Pfaff (1986) dhe Michel Preud’homme (1994). Me 181 pikë në renditjen e top-portierëve në “IFFHS 2018”, belgu i Real Madridit ndiqet nga Hugo Lloris (109 pikë), Gianluigi Buffon (59), Keylor Navas (58), Jan Oblak (49), Marc-André Ter Stegen (49), Alisson Ramses Becker (36), David De Gea (33), Danijel Subasic (23), Manuel Neuer (20), Jordan Pickford (11), Kasper Schmeichel (9), Ederson Santana Moraes (6), Samir Handanovic (4) , Franco Armani (3), Igor Akinfeev (1), Guillermo Ochoa (1), Denis Onyango (1) dhe Yann Sommer (1). /Insporti.com/

Asnjë koment

Comments are closed.