12-05-2024

Kryesore

(Mos)deklarimi i pasurisë,mbi 60 kallëzime penale ndaj zyrtarëve publikë këtë vit

Mbi 60 kallëzime penale ndaj zyrtarëve publikë i ka dorëzuar këtë vit në Prokurorinë e Shtetit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Këto raste, kryesisht ndërlidhen me pasaktësitë e identifikuara gjatë verifikimit të deklaratave të pasurisë të dorëzuara vitin e kaluar. Ndonëse, vlerësohet se gjykatat po i trajtojnë më me prioritet rastet e marra nga Prokuroria, […]

Sot festohen Pashkët

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin, kremtojnë sot Pashkën. Kremtimi i Pashkëve është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera. Në këtë ditë, Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti dhe shpresën për të gjithë besimtarët. Mbrëmë në […]

Vidhen 3 viça nga stalla në Suharekë

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se një qytetari nga Suhareka i janë vjedhur tre viça nga stalla. Sipas policisë personat e panjohur më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin Rr. Sali Nuhija, Suharekë 07.04.2023 – 04:00. Ankuesi mashkull kosovar […]

Komuna e Prizrenit e fundit në rajon për realizimin e investimeve kapitale (Dokument)

Komuna e Prizrenit ka dalë keq sa i përket shkallës së realizimit të investimeve kapitale në nivel rajoni për vitin 2022, të publikuar nga Instituti GAP, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Komuna që udhëheq Shaqir Totaj, ka mbetur e fundit apo pas të gjithëve në rajonin përreth, e madje edhe prapa Mamushës, komunës më të […]

Prizreni nuk e arrin nivelin, Malisheva me 100 % përmbushje të realizmit të investimeve

Instituti GAP ka publikuar grafikën e realizmit të premtimeve nëpër komuna. Kësisoj, gjatë vitit 2022, shkalla e realizimit të investimeve kapitale nga niveli qendror dhe ai lokal ishte rreth 60 %. Lidere del të jetë Ferizaj e Agim Aliut dhe Malisheva e Ekrem Kastratit me 100%. Më poshtë kemi paraqitur realizimin e investimeve kapitale nga […]

Rrahje në Prizren, një i arrestuar

Dy persona, njëri prej të cilëve nga Shqipëria janë rrahur mes vete në Prizren. Sipas policisë, njëri nga personat është arrestuar, raportog Gazeta e Prizrenit. “Prizren 06.04.2023 – 00:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se ka ngacmuar viktimën mashkull kosovar.  Pasi që i dyshuari kishte lëndime trupore, është kuptuar […]

Gjykimi për ryshfet që të futen gjëra të ndaluara në Burgun e Prizrenit

Zyrtari policor Avdyl Sekiraqa, në cilësinë e dëshmitarit, ka thënë se me anë të thirrjes telefonike është vërtetuar se i akuzuari, oficeri korrektues Bajram Rexhaj, kishte pranuar t’i marrë gjësendet dhe t’i dërgonte në hapësirat e burgut. Këtë deklarim dëshmitari e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin ku Bajram Rexhaj akuzohet […]

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në rrugën “Rrustë Kabashi”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në […]

Kush është i riu nga Malisheva që u kap me 30 kg drogë, po kërkohej nga Interpoli për grabitje

Një person është arrestuar dje rreth orës 15:00 në fshatin Llozicë të Malishevës, pasi u kap me mbi 30 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjatë një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë. Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari është Armend Kastrati, 32-vjeçar, nga fshati Damanek i […]

Stadiumi në Zhur, do nis apo do të vazhdojë projekti mëparshëm?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës për ndërtimin e stadiumit në fshatin Zhur, raporton Gazeta e Prizrenit. “Kjo do të jetë një mundësi më shumë për klubet e futbollit dhe sportdashësit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e komunës. Nuk dihet nëse ky […]