10-05-2025

Prizren

Zhduket një burrë në Prizren

Në Prizren raportohet për zhdukjen e një burri. Sipas Policisë ai është zhdukur që nga 1 prilli, por në Polici është raportuar si i zhdukur më 3 prill. “Më 03.04.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia që nga data e lartcekur ende nuk është kthyer”, thuhet në raportin […]

Prizren: Gjykimi për detyrim, administrohen disa prova të propozuara nga Prokuroria dhe mbrojtja

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, është bërë administrimit i provave të parashtruar nga prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Merita Bina- Rugova dhe mbrojtësit të akuzuarit Asdren Mekaj, avokati Besnik Berisha. Mekaj akuzohet se i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro, duke përdorur kërcënime […]

Vetaksident në Prizren, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku përveç dëmeve materiale, pësoi lëndime vozitësi. Sipas Policisë,  një person në gjendje të dehur, mbrëmë pak para mesnatës e godet një shtyllë elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit. “I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij ne gjendje të dehur […]

Prizren: Arrestohet një person i dyshuar për narkotikë

Në Prizren, Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të të dyshuarit, G.K., është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë, që është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Pas shoqërimit në stacion policor, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për posedim të paautorizuar të […]

Prizren: Hajnat në një shtëpi, vodhën stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në Prizren. Një burrë ka raportuar se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur stoli ari. “VJEDHJE E RËNDË. Prizren, 01.04.2023-18:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij , me […]

Prizren: Ç’solli gjykimi për zgjedhjen e “kundërligjshme” të drejtoreshës së Spitalit?

Gjykata Themelore në Prizren, e ka refuzuar padinë në rastin ku paditësi L.G, pretendonte se SHSKUK ka përzgjedhur kundërligjshëm drejtoreshën e Spitalit “Daut Mustafa” në Prizren. Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kërkesëpadia e paditësit L.G është refuzuar në tërësi si e pabazuar. “Refuzohet në tërësi si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit […]

Prizren: “Lekë Matranga”, rruga me gropa (Foto)

Siç shihet edhe në këto foto, rruga “Lekë Matranga”, njëra nga më të frekuentuarat brenda qytetit  (nga rreth-rrotullimi i Spitalit e deri te Qafa e Kishës) që të çon në qendën “Shatërvan”, mund të quhet rruga me gropa.

Kulla e familjes Cikaj në Gjonaj të Hasit pjesë e trashëgimisë kulturore (foto)

Në kuadër të procesit të inventarizimit të trashëgimisë kulturore të paluajtshme në regjionin e Prizrenit, zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QTRK) Prizren, kanë identifikuar ndërtesën prej guri të familjes Cikaj në fshatin Gjonaj të Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit. “Procesi i inventarizimit dhe dokumentimit të trashëgimisë kulturore është veprimtari hulumtuese që përfshinë identifikimin, […]

Prizren: Rrahja e 37-vjeçarit, arrestohet i dyshuari i dytë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i dytë për një rast të lëndimit trupor që ka ndodhur më 23 mars në Prizren, ku ka ndodhur një rrahje. I dyshuari i dytë është K.B, 38 vjeç, mirëpo më parë ishte arrestuar edhe vëllai i tij, L.B- 41 vjeç. Në ditën e rrahjes, viktima, […]

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në rrugën “Wesli Klark”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në […]