15-05-2025

Prizren

Prizreni dhe Suhareka bashkëpunojnë me UNDP-në dhe ADA-në për klimën

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), njësia operative e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Kosovë, dhe Komunat e Prizrenit dhe Suharekës kanë lansuar projektin “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën” (SLCA) i cili synon të zvogëlojë emetimet e gazeve serrë (GS) dhe të […]

Në Prizren vetëm gkatë shkurtit Policia shqiptoi mbi 1.500 gjoba trafiku

Policia, përkatësisht Drejtoria rajonale e policisë në Prizren ka prezantuar raportin e punës gjatë muajit shkurt, ku thuhet se njësitet policore në Prizren kanë shqiptuar gjithsej 1.567 gjoba ndaj shkelëseve te ligjit për kundërvajtje të ndryshme në trafik. Njoftimi i plotë: Drejtoria rajonalë e policisë ne Prizren, stacioni policor në Prizren, ka realizuar objektivat lidhur […]

Prizrenasi kanos vëllain dhe kunatën

Dje në Prizren është arrestuar një person, pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje. Sipas Policisë, ai ka kanosur verbalisht vllain e tij dhe kunatën (bashkëshorten e vllaut). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./IO/

Prizren: Paraburgim të dyshuarit që rrahu nusen e djalit

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji D.N. për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e djalit të tij. Sipas njoftimit nga Gjykata, më datë 28 shkurt në Prizren në shtëpinë e tyre i pandehuri i ka shkaktuar lëndim trupor dhe përkohësisht ia ka dëmtuar shëndetin të […]

Gjykimi për rastin “Abi Çarshia“: Ja çfarë deklaroi ish-inspektorja

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, ka dhënë mbrojtjen e akuzuara Jetmire Vrenezi, ish inspektore e ndërtimit në Prizren, ku po akuzohet së bashku me pesë të tjerë lidhur me rrënimin e objekt aneksit shtesë të “Abi Çarshisë”, në Prizren. Jetmire Vrenezi së bashku me Islam Thaqin, Egzonë Morina-Thaçin, Arian Tarakun, Isë Bislimaj dhe […]

Prizren: Rihapet shqyrtim gjyqësor për shmangien e tarifave doganore për 27 vetura të demoluara

Për shkak se për të njëjtin automjet është bërë dy herë përllogaritja e dëmit të shkaktuar në emër të detyrimeve doganore, është vendosur që të rihapet shqyrtimi gjyqësor në rastin ku Murat Memaj, po akuzohet për shmangien nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore për 27 vetura të demoluara. Këtë vendim e ka marrë gjyqtarja […]

Prizren: Për organizim të bixhozit arrestohet një i dyshuar, sekuestrohen 9 aparate të lojërave

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin O.P, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe janë sekuestruar 9 aparate të lojërave të fatit. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për medie nga policia, ku thuhet se të mërkurën rreth orës 22:30, Policia në Prizren kishte pranuar një […]

Prizren: Aprovohet propozimi për raport financiar për dëmet ndaj Infrakos-it nga ish-zyrtarët

Prizren: Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, është aprovuar propozimi i Prokurorit, Genc Nixha për nxjerrjen e raportit financiar lidhur me dëmet e shkaktuara ndaj Infrakos-it nga veprimet e të akuzuarve. Për këtë rast të korrupsionit po akuzohen ish-Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi, tre ish-drejtorët e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, […]

Vjedhje në një shkollë të Prizrenit

Një punëtor i një shkolle në fshatin Petrovë të Prizrenit ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës. Ata kanë vjedhur nga shkolla një llaptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve dhe janë dëmtuar dy dyer të shkollës. Shkolla fillore në Petrovë është paralele e ndarë e shkollës “Lekë Dukagjini” […]

Në Prizren gjobiten 82 persona dhe dy biznese për mosrespektimin e masave anti-COVID

Policia në rajonin e Prizrenit së bashku me inspektorët komunal dhe inspektorët sanitar nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19, ku edhe janë shqiptuar 82 gjoba personave fizik, 45 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar 91 lokale dhe biznese të ndryshme, si dhe për mosrespektim të orarit të punesë janë […]