01-05-2024

Prizren: Rishfaqen kështu “drynat e dashurisë” në urën e kaltër (Foto)

Deri pak kohë më parë, në urën e kaltër, në qendër të Prizrenit qëndronte instalacioni i njohur si “Ura e Kaltër e Dashurisë”, ku jo vetëm vendasit, por edhe vizitorë të ndryshëm mund të vendosin dryna, në shenjë të dashurisë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ky monument përbënte një atraksion, duke i bërë të rinjtë më romantik, pasi shumë çifte pikërisht këtu kurorëzonin dashurinë, duke lidhur një dry për pjesën anësore të urës. Disa të tjerë hedhin drynin në lum, me shpresë që “dashuria t’u ecë si ujë”.

Në vjeshtë të vitit, 2021, Komuna e pati larguar rrjetën që mbante shumë dryna. Për një kohë më nuk janë shfaqur “simbole“ të tilla, meqë edhe mungonin kushtet për vendosje.

Së fundi ndërkaq, është riaktualizuar tradita. Në urë në kushte të tjera, përkatësisht në vrimat e hapura nga ndryshku i hekurave janë vendosur disa dryna.

Meqë në këtë  urë, prej kohësh bëhen edhe foto të shumta, kryesisht të të rinjve dhe çifteve, të cilat mbajnë ato si kujtim të vendit, një simboli dashurie e bashkimi.

Konsiderojmë se Komuna duhet ta shprehë qëndrimin e saj, për ta rikthyer instilacionin ose ta anulojnë shfaqjen e këtyre veprimeve që u dedikohen kësaj ndjenje njerëzore.

/Gazeta e Prizrenit/

LEXO EDHE:

Komuna e Prizrenit shpenzoi 3 mijë e 500 euro për pesë dreka zyrtare

 

Asnjë koment

Comments are closed.