29-10-2025

Prizren

Sot më shumë foshnja të lindura në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. 9 meshkuj 5 femra 4 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit lindjeve, krahasuar me ditën paraprake kur janë regjistruar vetëm 10 raste. Po ashtu vlen të përmendet se […]

Vendosen tabelat me adresa në komunën e Prizrenit (FOTO)

Disa rrugë të Prizrenit tashmë kanë tabelat e reja me emërtimet e tyre, ndërsa rreth 600 janë emërtime të reja. Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, është duke e zbatuar projektin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në këtë komunë. Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Lis Dorambari konfirmoi se punimet janë duke vazhduar […]

Shpallet konkurs për 10 infermierë në QKMF

Dhjetë infermierë kërkohen përmes konkursit të shpallur nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare(QKMF) në Prizren. Afati i i paraqitjes së aplikacioneve është deri 30.04.2019. Hape konkursin  https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/04/KONKURSI-SHQIP-prill-2019-qkmf.pdf

Motoçiklisti goditet për spital në Prizren

Një aksident trafiku ndërmjet një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti ka ndodhur dje në Prizren. “Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë në Prizren”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari […]

Sot bëhet prezantimi i Projektit të revitalizimit në rrugën “Marin Barleti” në Prizren

Sot do të mbahet aktiviteti Prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,  ambasadori britanik, Ruairi O’Connell dhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. Prezantimi i projektit do të bëhet në Dokukino […]

Vetëvendosje! mbush Komunën e Prizrenit me militantë e familjarë

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbushur Komunën e Prizrenit me militantë e familjarë, ndonëse në vazhdimësi ka drejtuar kritika të shumta ndaj partive në pushtet për punësime familjare e partiake, VV ka punësuar numër të madh të militantëve të saj në Komunën e Prizrenit, transmeton Gazeta Metro. Partia e Albin Kurtit ka shfrytëzuar komunën e vetme […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell do të marrin pjesë në aktivitetin: Prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren. (Doku Kino në Prizren./ GazetaePrizreni.net

Prizrenit i shtohen dhjetë banorë të rinj

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar dhjetë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 4 meshkuj 6 femra 6 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit lindjeve apo dyfish më shumë krahasuar me ditën paraprake kur janë regjistruar vetëm pesë raste. /GazetaePrizrenit.net/

Shpallet konkursi për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit për vitin akademik 2018/19 do t’i ndajë gjithsej 80 bursa për studentët nga komuna e Prizrenit, të cilët i plotësojë kriteret e përcaktuara, në bazë të konkursit të hapur publik. Ndarja e bursave do të bëhet si në vijim: Fakulteti i Arteve – 3 bursa Fakulteti i Shkencave Sportive – 2 bursa […]

Rajko Kozlin dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen e civilëve në Suharekë

Departamenti i veçantë për krime të luftës i Gjykatës së Lartë të Beogradit e dënoi me 15 vjet burg, Rajko Kozlin, ish pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në Tërnje, afër Suharekës, në mars të vitit 1999. Sipas vendimit të Gjykatës, ai së bashku me një grup […]