24-04-2024

Një fëmijë sulmohet nga qenët endacak në qendër të Prizrenit

Një fëmijë është sulmuar nga disa qenë endacakë në qendër të qytetit të Prizrenit, më saktësisht në “Shadervan”, rreth orës 17:00.

Në një video të dërguar nga një lexues i Gazetës Online Insajderi, shihet se një fëmijë ka marrë lëndime në trup, teksa dëgjohen edhe të qarat e tij.

Nuk dihet për persona të tjerë të lënduar, por që polemika të shumta janë shkaktuar nga qytetarë të cilët disa prej të cilëve kanë kërkuar largimin e qenve endacak, ndërsa disa të tjerë kanë kërkuar mbrojtjen e tyre./Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.