01-11-2025

Prizren

5 vjet burgim personit që akuzohet se dhunoi shtetasen angleze në Prizren

Gjykata e Prizrenit sot ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit M.B të cilin e dënoi me 5 vjet burgim nën akuzat se në mbrëmjen e 7 gushtit të vitit të kaluar e ka detyruar shtetasen angleze të kryej marrëdhënie seksuale, deri sa e njëjta ishte duke ecur rrugës për në “Kala”. Sipas aktakuzës me datën […]

Prizren: Prokuroria me aktakuzë ndaj inspektorit të ndërtimtarisë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.K., në cilësinë e personit zyrtar si Inspektor i Ndërtimtarisë, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas aktakuzës, i akuzuari në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin […]

Mohojnë fajësinë të akuzuarit se kanë dhënë banesa pa kriter për shoqatat e dala nga lufta në Prizren

Të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi, janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të sotme, në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Mohimin e fajësisë, ata e kanë bërë pas konsultave me mbrojtësit e tyre, avokatëve Esat Gutaj, Besim Koqinaj dhe Behar Avdylit, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Arrestohet për posedim të narkotikëve

Një person është arrestuar në Prizren si i dyshuar, pasi gjatë verifikimit dhe legjitimimit nga policia në trup i janë gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”. Sipas policisë pesha e narkotikut të gjetur ishte 3.8 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë […]

Rruga e Hasit bëhet për “gjynah” (Foto-Video)

Traseja e rrugës Gjonaj-Bishtrazhin, që lidh fshatrat e Hasit të Prizrenit dhe Gjakovës është bërë e pakalueshme për qarkullim normal. Deformim i trasesë, copëza të krisura të asfaltit, gropa, kanale në mes rrugës, karakterizojnë rrugën më të gjatë, që kalon nëpër rajonin e Hasit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Dëmtimet shihen kudo. Gjatë tërë asfaltit në gjatësi prej […]

Shkolla “Lekë Dukagjini” në Prizren shënoi 45-vjetorin e themelimit (FOTO)

Shkolla”Lekë Dukagjini” shënoi 45-vjetorin e themelimit të saj. Mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, nga afër panë programin që kishin përgatitur nxënësit e kësaj vatre të diturisë. Që nga themelimi kjo shkollë, që ndryshe njihet edhe si “shkolla e re” ka shënuar rezultate të shumta, ndërsa së fundi ka fituar projektin e Këshillit të Evropës për multikulturalizëm […]

Shoqata “Nëna Terezë” nderon “Pos Mortum” furrtarin Qerim Çoçaj

Shoqata humanitare bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” ka nderuar me mirënjohje “Pos mortum” Qerim Refki Çoçajn, nga Prizreni, por që ka punuar e jetuar në Gjilan. I ndjeri pësoi tragjikisht dy javë më parë nga një kamion që e kishte lënë të vdekur në vend pronarin e furrës së bukës “Çoçaj”, e duke lënduar edhe disa […]

Prizreni u shtua për 35 banorë

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 35 banorë. Në repartin obstetrik të spitalit të përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” kanë lindur 35 foshnja, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”. Mbështetur në shënimet e maternitetit del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 20 vajza, apo pesë më shumë se […]

Zëvendësimi i mësimit të humbur në Prizren, DKA dhe Sindikata me të dhëna kontradiktore

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut japin të dhëna kontradiktore rreth zhvillimit të sotëm të mësimit për plotësimin e orëve të humbura gjatë grevës së janarit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Nga ajo që shihet del se përjashtuar dy shkolla, për të cilat DKA thotë se kanë punuar në qytet, shkollat tjera nuk […]

Vetëm tri-katër shkolla punuan pjesërisht për zëvendësimin e orëve në Prizren

Ndonëse e shtuna është pushim, sot në shkollat e Prizrenit me rekomandim të Drejtorisë së Arsimit ishte paraparë të fillojë kompensimi i ditëve të humbura të mësimit, gjatë grevës së janarit. Ndërkohë që nga DKA, ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim rreth asaj nëse shkollat kanë punuar përfaqësues të Sindikatës në Prizren, thanë për portalin […]