20-01-2025

Kult/ Arsim

Shtyhet për në janar, transferimi në Prizren i Ministrisë së Kulturës

Transferimi i një pjese të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) nga Prishtina në Prizren, që ishte paralajmëruar të bëhet në tetor, është shtyrë për në muajin janar, përkundër që objekti është i gatshëm prej kohësh, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Paralajmërimet se këtë vit Prizreni do të bëhej shtëpia e dytë për MKRS-në nuk ndodhi.  Objekti […]

Filluan xhirimet për filmin “Shelgu” me regji të Milcho Mancevski

Filloi xhirimet në Shqipëri filmi artistik me titull “Shelgu” me regji nga regjisori i mirënjohur Milcho Mancevski. Ky film u financua në Ballkan Film Market nga Qendra Kombëtarë e Kinematografisë, në kategorinë ‘Minority Co-Production’. Projekti është një bashkëprodhim midis shtëpisë kinematografisë shqiptare “Tirana Film Institute” me producent Agron Domin dhe kompanisë maqedonase “Banana film”. Në […]

Vendimi gjyqësor rikthen kërkesën për xhami në Kalanë e Prizrenit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka bërë të ditur se ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për çështje administrative, me anë të të cilit aktvendimi i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në lidhje me kërkesën për rindërtimin e xhamisë në Kala është anuluar dhe është kthyer në rishqyrtim […]

Studiuesi Muhadri: Epoka e Skënderbeut gurthemeli më i arritur në historinë shqiptare

“Roli historik i Skënderbeut është i shumanshëm në historinë shqiptare dhe se epoka e tij është gurthemeli më i arritur ndonjëherë në historinë shqiptare”, kështu ka vlerësuar studiuesi Bedri Muhadri, në ligjëratën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu identiteti historik shqiptar”, mbajtur në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në ligjëratën e mbajtur dje, në […]

Në Universitetin e Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ mbahet ligjërata për Skënderbeun

Në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, sot është mbajtur ligjërata “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu identiteti historik shqiptar”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Ligjërata është mbajtur në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, ndërsa para të pranishmëve në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, studiuesi Bedri Muhadri gjatë ligjëratës së tij, ka folur për epokën e Skënderbeut, shtetin dhe kontributin […]

Sot dokumentari për SHKA ‘Agimi’ të Prizrenit

Realizuar nga Malbora Krajku,  sot në ‘Doku Kino’ të Prizrenit,  do të shfaqet dokumentari “N’Agim”. Dokumentari i kushtohet Shoqërisë Kulturore-Artistike “Agimi” të qytetit të Prizrenit dhe është realizuar në kuadër të projektit “Heritage Space” të CHëB dega Kosovë. Dokumentari paraqet videot dhe fotografitë nga arkiva të një periudhe të ndritshme kulturore të Prizrenit. Gjithashtu ‘N’Agim” […]

Koncert i madh sonte në Suharekë, 50-vjetori i SHKA “Jehona”

Shoqëria Kulturo-Artistike “JEHONA “ nga Suhareka, e themeluar që në vitin 1968, në vitet e ’80-ta ndër ansamblet më të afirmuara në Kosovë, këtë vit shënon 50 vjetorin e themelimit, transmeton kp. Me këtë rast, janë paraparë të  zhvillohen aktivitete të shumta, në mes të cilëve edhe një Koncert i Madh, ku do të prezantohen […]

Ministri Gashi u bën thirrje organeve të sigurisë ta ndalojnë Cecën të hyjë në Kosovë

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i kontaktuar nga Gazeta Express nëse Ceca ka marrë leje nga dikasteri që e udhëheq, për të mbajtur nesër koncert në veri të Mitrovicës, tha se një gjë të tillë nuk e ka bërë këngëtarja dhe, sipas tij, hyrja duhet t’i ndalohet. Javë më parë asnjë sportist nga Serbia nuk […]

Në Prizren rikujtohet shkrimtari Sulejman Krasniqi

Sulejman Krasniqi, shkrimtari i madh shqiptar i njohur ndryshe si Balzaku i letrave shqipe, është përkujtuar në ditën e tij të lindjes në një takim letrar të zhvilluar në Prizren. Mes shkrimtarëve, njerëzve të penës, familjarëve të tij, lexuesve të disa brezave që kanë lexuar dhe adhuruar krijimitarinë e tij duke u njohur me to […]

Zbulohet piktura e restauruar e Skënderbeut në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare të Prizrenit (foto)

Afresku i restauruar i portretit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është zbuluar, sot në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në mesin e prijësve fetarë dhe qytetarëve pa dallim feje, në ceremoninë e organizuar ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe zyrtarë të lartë lokal. Kryeministri ka thënë se porositë e prijësit tonë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.