05-05-2024

Kult/ Arsim

Përurohet libri me poezi “Lulevargu” i Abdullah Thaçit

Dashamirët e fjalës së shkruar poetike dhe ish-kolegë të poetit Abdullah Thaçi, të premten gjatë përurimit të librit më të ri me poezi “Lulevargu’ derisa theksuan mungesën e krijuesit, përmendën temat interesante të poetit, të cilat e bënë të dashur për fëmijët dhe të respektuar tek të rriturit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Duke folur para të pranishmëve […]

Prizren: Tabelat për objektet e trashëgimisë me shumë gabime

Komuna e Prizrenit në fillim të kësaj jave, përmes ueb faqes së saj zyrtare, ka njoftuar se me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe orientimit më të lehtë të vizitorëve të huaj, janë vendosur tabelat informuese që tregojnë drejtimin dhe largësinë e monumenteve kulturore apo institucioneve me rëndësi. Ky projekt është realizuar nga Drejtoria […]

Kush harxhon më shumë për muzikën në dasma, hasjanët e Kosovës apo të Shqipërisë?

Tashmë kur është në mbyllje sezoni i dasmave, nëpër rrjete sociale publikohen video-xhirime të ceremonive të gëzimit. Në anën tjetër paraqiten edhe  xhirime nga hedhja e parave për ata që argëtojnë mysafirët nëpër këto ceremoni. Por derisa ritet nuk ndërrojnë shumë në mes të Kosovës e Shqipërisë, ka dallime sa i përket parave që hedhin […]

Violinisti 13-vjeçar mahnit publikun në talentin e Rumanisë (video)

Violinisti 13-vjeçar me aftësi të jashtëzakonshme, Rares Florescu, mahniti publikun në talentin e Gotës së Rumanisë.

Krijueses Manjola Brahaj iu nda çmimi “Yllka Domi” në Mitingun e poezisë në Gjakovë

Krijueses me origjinë nga Tropoja, por që tashmë jeton në Prizren,  Manjola Brahajt sot iu nda çmimi “Yllka Domi” si poete debutuese në Mitingun 54 të poezisë në Gjakovë, të organizuar nga Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Libri i saj i tretë i botuar në 2017 titullohet “Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue”. […]

QRTK-ja e Prizrenit thotë se nuk është pyetur për rrënimin e shtëpisë në lagjen Bajrakli

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren përmes një njoftimi për media sqarohet se nuk është pyetur për rrënimin e shtëpisë së familjes Bylbyli, në lagjen Bajrakli në Zonën Historike. Kësisoj, ky institucion thotë se është bërë shkelje ligjore me rastin e rrënimit të saj. Megjithatë, sipas këtij institucioni, bashkëpunëtorë profesionalë të QRTK Prizrenit pas […]

Prizreni humb shtëpinë e shekullit XIX me leje të institucioneve

Shtëpisë së shekullit XIX në rrugën “Bajrakli”, në Qendrën Historike të Prizrenit, tashmë nuk i ka mbetur asnjë gjurmë. Për dallim prej shumicës së rasteve, kjo ndërtesë është rrënuar me leje të institucioneve. Lidhur me këtë çështje të mërkurën ka pasur reagime nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, nga aktivistët e shoqërisë civile, por edhe […]

Riti i dasmës hasjane në Ramajë të Hasit të Prizrenit, në vitin 2001 (video)

Riti i dasmës hasjane në fshatin Ramajë të Hasit të Prizrenit, realizuar në vitin 2001. Instituti i Kulturës popullore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Kosovës në kërkimet e bëra në Zonën e Hasit të Kosovës. /GazetaePrizrenit.net

Në Zym të Hasit vihet gurthemeli i përmendores së Skënderbeut

Në Zym të Hasit të Prizrenit është vendosur gurthemeli për ngritjen e shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në kuadër të 550-vjetorit të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, në Zym po mbahet manifestimi kulturor dhe shkencor ‘Takimet e Gjeçovit’. Ky manifestim është ndër ngjarjet më të rëndësishme që zhvillohen jo vetëm në regjionin e […]

Filloi manifestimi tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”

Në Zym të Hasit ka filluar manifestimi tradicional kulturor, “Takimet e Gjeçovit”, i cili po organizohet për herë të 47-të. Këtë vit, manifestimi i është kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, duke përkujtuar 550 vjetorin e rënies së tij, ku mes tjerash kishte aktivitete të ndryshme si ekspozitë punimesh, ushqime tradicionale dhe performanca artistike. Në […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.