24-07-2021

MKRS-ja investon në Prizren mbi 6 milionë euro në sport dhe kulturë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka vizituar komunën e Prizrenit ky është takuar me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit ata kanë nënshkruar 10 memorandume bashkëpunimi.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, ka thënë se këto memorandume kapin vlerën mbi 6 milionë euro.

” Është një shumë 3.6 milionë euro, janë fokusuar te pjesa e sportit pa e llogarit pjesën tjetër 3 milionë tek trashëgimia kulturore. E shfrytëzova këtë mundësi për të kërkuar përkushtim më të madh prej komunës tek projektet e reja. Ne kemi projekt të përbashkët me UEFA-n, kemi edhe 12 stadiumet ndihmese dhe jemi dakorduar që të bëhet një stadium ndihmës për disa ditë do të jetë gati. Prizreni ka vëmendje të shtuar për ta përmirësuar infrastrukturën. Këto memorandume do të jenë mundësi e mirë për sportdashësit dhe njerëzit e kulturës. Me këto projekte jemi shtrirë në pjesën e Hasit, Lumbardhit dhe në të gjitha pjesët e Prizrenit”, ka thënë Gashi.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se përmes këtyre projekteve Prizreni do të bëhet qytet i kulturës dhe sportit.

“Disa janë vazhdim i projekteve të vitit të kaluar, por shumica janë edhe projekte të reja edhe pse duhet punë më shumë lidhur me çështjen e hapësirave ku duhet me i bë këto projekte. po besoj që edhe me ligjin e ri do të kemi mbështetjen ministrit dhe  do të kaloj më shpejt në Qeveri. Biseduam edhe për projekte të reja, falënderojmë ministrin për gatishmërinë dhe mbështetjen, besojë se me këto vendime  Prizreni të bëhet qytet i kulturës dhe sportit”, tha Haskuka, raporton EO.

Ministri i MKRS-së pas këtij takimi  ka vizituar Stadiumin e Prizrenit,“Përparim Thaçi”.

Gashi më pastaj ka vizituar edhe Pishinën Olimpike në Prizren ku  së bashku me kabinetin e tij shikuan nga afër punimet që po bëhen aty .

Asnjë koment

Comments are closed.