02-08-2025

Prizren

Prizren: Dita e tregut, shtator 1976

E mërkura në Prizren, prej kohësh njihet si dita e tregut. Ndonëse gjërat kanë ndryshuar me kohën dhe qarkullimi e përhapja e bizneseve është e madhe, kjo ditë ende karakterizohet me qarkullim më të madh të njerëzve dhe parasë,  sidomos gjatë verës, kur edhe organizohen dasmat e ceremonitë e gëzimit. “Gazeta e Prizrenit” përmes fotos […]

Prizren: Ngritët aktakuzë ndaj ish-anëtarëve të komisionit pas dyshimeve për dallavere në DKA, zhdukën dosjen e kandidatit që i plotësoi kriteret

Është ngritur aktakuzë ndaj tre anëtarëve të komisionit vlerësues të cilët po hetohen për dallavere në konkursin e hapur në vitin 2020 nga DKA në Prizren për pozitën mësimdhënës në shkollën e muzikë “Lorenc Antoni”. Ish-komisioni vlerësues i përberë nga Jeronim Susurit, Rina Bashës dhe Vesel Krasniqi nuk e kanë përzgjedhur kandidatin Shkumbin Miftari në pozitën e […]

Prizren: Kryesia e PDK-së takim me strukturat në Prizren

Në Prizren kryesia e PDK-së ka mbajtur sonte një takim me strukturat e gjëra, raporton Gazeta e Prizrenit. Burime të portalit bëjnë me dije se në takim ishin të ftuar anëtarët e kryesisë së degës, drejtorët komunal nga PDK,  asambleistët, dhe kryetarët e nëndegëve. Një takim i tillë është mbajtur, pas 9 muajsh, të zgjedhjes […]

Rrahje në Prizren, bëhet për spital një person

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm një burrë ka rrahur një tjetër kjo pasi ata dy ishin fjalosur mes vete. Policia njoftoi se burri që u sulmua ka pranuar tretman mjekësor gjersa sulmuesi ka ikur dhe janë në kërkim të tij. ‘’Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një konflikti verbal është sulmuar […]

Ngritët aktakuzë ndaj Zafir Berishës për sulm ndaj policit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Zafir Berisha, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, me datë 08.06.2022, […]

FOTO: Prizreni, pamje nga Kalaja

Histori / Prizren: Pamje nga viti 1963, një ditë tregu

Një gazetar holandez (emri i të cilit na mungon), që e kishte shkrepur foton, e kishte ishte shprehur se “një ditë e këtillë atje ngjan si një ditë manifestimi e folklorit”.

Në disa lokalitete të Prizrenit e Malishevës, sot do të ketë ndërprerje të rrymës

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime në rrjetin energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari i ndërprerjes së energjisë elektrike sipas rajoneve: Prizren Punime nga palët e treta 1. Nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet: Dalja 10 kV Liria […]

Prizren: Arrestohet një person që kishte urdhër arrestit ndërkombëtar

Një person nga Prizreni, që kërkohej nga organet e ndërkombëtare të drejtësisë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, raporton Gazeta e Prizrenit. Raporti nga Policia: Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.