03-08-2025

Prizren

Prizren: Nis gjykimi ndaj të dyshuarve se me dokumente false përfituan mbi 1 milion euro nga buxheti i Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, në shqyrtimin fillestar janë deklaruar të pafajshëm të akuzuarit Alban Gashi, Gent Pupa, Shahin Skeja dhe Bekim Syla të cilët po akuzohen për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurorim publik dhe falsifikim të dokumenteve. Të akuzuarit, kompania “NABS” Sh.p.k në cilësinë e personit juridik, i akuzuari Gashi si person […]

Hasjanët duan funksionalizim të zyrave lokale ( Video )

Ka kohë që banorët e fshatit Romajë të Hasit udhëtojnë për në Prizren për nxjerrjen e një dokumenti familjar. Zyra e vendit është vetëm një objekt i cili punon vetëm dy herë në javë. Ata po kërkojnë nga komuna që kjo zyrë të punojë çdo ditë. Nga komuna thonë se do ta kenë parasysh këtë […]

Vrasja me thikë tek ‘Tranziti i ri’ në Prizren, ja çfarë deklaroi dëshmitari që ishte prezent në momentin kritik

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është dëgjuar dëshmitari, Miran Halili, i cili tha se ka qenë prezent në momentin kur të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj e kanë goditur me thikë në zemër të ndjerin M.K. “Unë e kam pa Orhanin dhe Albertin në një moment afër Mendimit dhe Mendimi thojke mos ma […]

​Presidenti i Shqipërisë vjen në Prizren, takohet me Kryetarin Totaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka takuar edhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn. Ai u prit me ceremoni solemne, në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit, Kjo ishte vizita e parë e Presidentit Begaj në Kosovë, ku pos krerëve të […]

24 vjet nga rënia heroike e komandant “Petritit”- simbolit të lirisë

Më 15 korrik 1998, gjatë një lufte të pabarabartë, por titanike me forcat serbe, ra heroikisht Remzi Ademaj – komandant “Petriti”. Përderisa po kthehej nga Kleçka, në kryqëzimin e rrugëve Atmaxhë, Nashec-Grazhdanik të Prizrenit, në një pritë të ngritur automjeti me të cilin po udhëtonte ai, u sulmua nga disa drejtime. Rënia e komandant “Petritit” […]

Prizren: Prej 18 vitesh, Policia vazhdon mbikëqyrjen e kishave serbe ( VIDEO )

Ndonëse kanë kaluar më tepër se 18 vjet,  Policia e Kosovës vazhdon mikëqyrjen e pandërprerë të objekteve fetare ortodokse në rajonin e Prizrenit.   Pas trazirave të marsit 2004 , në kuadër të masave të sigurisë ndaj kishave ortodokse, është aplikuar kujdestari e pandërprerë,  24 orëshe, shkruan Gazeta e Prizrenit. Fillimisht, objektet i kanë ruajtur […]

Prizren: Prokuroria kërkoi dënimin e të akuzuarit për vrasjen shkaku i një borxhi prej 20 €

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten ka përfunduar gjykimi ndaj të akuzuarit Sylejman Ahmeti, i cili po akuzohet se privoi nga jeta të ndjerin Sh.K, shkaku i një borxhi prej 20 euro. Prokurori Metush Biraj, në fjalën e tij përfundimtare ka kërkuar që Ahmeti të shpallet fajtor, të dënohet sipas ligjit si dhe të […]

Prizren: Shpallen emrat e drejtorëve dhe zv/drejtorëve

Drejtoria e Arsimit në Prizren, sot publikoi emrat e drejtorëve të shkollave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Lista e kandidatëve të propozuar për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të institucioneve edukative-arsimore, sipas konkursit të rishpallur,  datë 03.06.2022. Në pesë shkolla konkursi do të përsëritet. Emri dhe mbiemri i kandidatit, pozita shkolla/institucioni dhe pikët, sipas komisionit,  gjenden në këtë link: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2022/08/Njoftim-Rezultatet-e-intervistave-per-drejtor-dhe-zv.drejtor-04.08.2022.pdf

Prizreni: Ky është vendimi i Gjykatës për të arrestuarit për kontrabandë me emigrantë

Oborri i Gjykatës Themelore në Prishtinë, u mbush me familjarë të hënën. Këta priten lajme nga brenda gjykatorja, ku me dyer të mbyllura u mbajt seanca ndaj 16 të arrestuarve për kontrabandim me emigrant, njofton Klan Kosova. Prangat nuk iu vënë, por dyshimet se burri ia përdori veturën e saj për trafikimin e njerëzve nga […]

Prizren: Vijnë në jetë mbi 260 fëmijë

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë muajit korrik janë regjistruar 262 të porsalindur, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi 142 nga foshnjat janë djem, ndërsa 120 vajza. 92 lindje kanë qenë me prerje cezariane, ndërsa tri sosh “Gemellare”  ose me binjak. Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet […]