19-04-2024

Komuna e Prizrenit e fundit në rajon për realizimin e investimeve kapitale (Dokument)

Komuna e Prizrenit ka dalë keq sa i përket shkallës së realizimit të investimeve kapitale në nivel rajoni për vitin 2022, të publikuar nga Instituti GAP, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”.

Komuna që udhëheq Shaqir Totaj, ka mbetur e fundit apo pas të gjithëve në rajonin përreth, e madje edhe prapa Mamushës, komunës më të re.

Kësisoj Prizreni rangohet në vendin e gjashtë.

Kjo shihet në grafikën e realizmit të premtimeve nëpër komuna të Institutit GAP, ku lidere del të jetë Malisheva dhe Ferizaj me 100 %.

Nga komunat tjera të rajonit përreth, prin Rahoveci me 94 %, pastaj Suhareka me 93%, Dragashi 85 %, Mamusha, 74 % dhe i fundit Prizreni.

Në mesin e 38 komunave të vendit, Prizreni, që është komuna e dytë me e madhe në vend, ka dalë me keq se disa komuna tjera të reja, si Juniku, që ka shkallën 72 %, të realizimit të investimeve, ndërsa radhitet pak para Parteshit, për 6 %.

Për t’u çuditur është se Prizreni udhëhiqet nga një kryetar, i cili ndonëse nga shumëkush është vlerësuar dhe votuar jo si politikan, por si “menaxher”, meqenëse gjatë kohës në opozitë, ai ishte lavdëruar se ka trajnime në Amerikë me “diplomë të nënshkruar nga Obama”, si dhe për pozita udhëheqëse në Administratën Tatimore në Prizren. /Gazeta e Prizrenit/

May be an image of map

Asnjë koment

Comments are closed.