05-07-2025

Prizren

Fillon pastrimi i varrezave në Komunën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka filluar pastrimin e të gjitha varrezave në territorin e komunës, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në njoftim, thuhet se pastrimi ka filluar të bëhet që nga dita e djeshme, duke pasur parasysh që jemi në prag të festës së Bajramit. “Fillimisht do të pastrohen varrezat e qytetit […]

Ngrohtë, frymë dhe ajër i rëndë sot në Prizren, pasojë e pluhurit të ardhur nga Afrika

Në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe Prizrenin, sot është vërejtur një vapë dhe ndotje e ajrit më e madhe sesa ditëve të kaluara. Referuar një njoftimi nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës kjo gjendje ka ardhur për shkak të ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore, transmeton […]

Tre të arrestuar për vjedhje në Prizren

Tre persona të dyshuar janë arrestuar për vjedhje në Prizren. Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se ata dyshohen se kanë vjedhur në një lokal, transmeton Gazeta e Prizrenit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Në fshatin Billushë të Prizrenit është arrestuar një person i kërkuar, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata. Ai  është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.

Foto e ditës: Trëndafil i egër në malin e Pashtrikut

Fotografia është dërguar nga lexuesi Ismail Qabrati. Me këtë rast njoftojmë të gjithë adhuruesit e fotografisë se mund të dërgojnë foto artistike në adresën e redaksisë, gazetaprizrenit@gmail.com, me ndonjë përshkrim të shkurtër. Më të përzgjedhurat do të botohen. Faleminderit paraprakisht! /GazetaePrizrenit.net

Lajm i mirë: Prizreni sot pa asnjë të infektuar nga Covid-19

Sot, më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prizreni ka vazhduar trendin pozitiv sa i përket rasteve me koronavirus. Për të dytën ditë radhazi, as sonte nuk është konfirmuar asnjë […]

Mes rrobave të dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, i gjendet marihuanë

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të marten pasdite, trasnmeton Gazeta e Prizrenit. “Nga Qendra e paraburgimit të Prizrenit është raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sjell rroba dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe janë konfiskuar disa […]

Prizren: Prej 23 marsit janë ndaluar 560 persona që nuk respektuan vendimet qeveritare

Shtimi i rasteve të reja me COVID-19 nuk kanë ndikuar në shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve. Të paktën jo në Komunën e Prizrenit. Ditë më parë në orët e mbrëmjes, pas iftarit, qendra kryesore e qytetit, Shatërvani ishte i mbushur me qytetarë. Në raportin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit thuhet […]

Mashtrim në Prizren, pëson pronari i një farmacie

Një rast i mashtrimit ka ndodhur në Prizren, ndërsa njoftohet se viktimë është pronari i një kompanie farmaceutike, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, ankuesi kosovar  pronar i një kompanie farmaceutike ka raportuar se është mashtruar nga një person i cili është paraqitur si punëtor i kompanisë tjetër farmaceutike jashtë shtetit me të cilën kanë […]

Aksident në një fshat të Prizrenit, lëndohet biçiklisti

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ka pësuar lëndime një biçiklist. Sipas policisë, është raportuar një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull kosovar dhe një biçiklisti mashkull kosovar, transmeton Gazeta e Prizrenit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti dhe i njëjti […]