19-04-2024

A po mungon kujdesi për qendrën e Prizrenit?!

Në Prizren është ndërprerë rrjedha e ujit në vijën, që ndodhet në Kompleksin i cili ndërlidhet me Lidhjen Shqiptare, në qendër të qytetit.

Nuk dihet se përse është vepruar kështu, pasi për dallim nga verat e tjera, sivjet për shkak të të reshurave, shtrati i lumit ka ujë më shumë se zakonisht, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kjo mbase ndikon edhe më në zbehjen e imazhit të qytetit, aq më tepër në këtë kohë të epidemisë së Covid-19.

Përveç kësaj siç shihet edhe në foto, aty është rrëzuar për tokë edhe njëri krah i urës, mbi këtë kanal. E gjithë kjo jep të kuptohet se këtu mungon përkujdesi institucional.

Ditë më parë, ndërkaq qytetarë, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prizren, përmes postimeve në internet, të dokumentuar edhe me foto kanë reaguar edhe për mungesën e kujdesit për sipërfaqet e gjelbra dhe tharjen e luleve në këtë pjesë të frekuentueshme./GazetaePrizrenit.net /

Fotografia e Naim Cahani

Asnjë koment

Comments are closed.