07-11-2025

Prizren

Misioni i OKB-së sjell donacion me pako ushqimore dhe higjienike në Prizren

Komuna e Prizrenit sot ka pranuar një donacion nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Përmes faqes zyrtare të komunës njoftohet se donacioni përfshinë 88 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike, të cilat do të shfrytëzohen për t’i ndihmuar familjet në nevojë që janë prekur më së shumti gjatë kësaj kohe pandemie. […]

Arrestohet për kanosje në Prizren

Një person është arrestuar për shkak të kanosjes në Prizren. Sipas policisë, ankuesi kosovar kishte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke e kanosur viktimën në periudhën kohore që prej dy muajsh. Në njoftim nuk jepen hollësi të tjera rreth motivit të rastit dhe formës së kanosjes Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet […]

Therje në Prizren, një i lënduar

Një person është therur me thikë  në Prizren, dhe ka pësuar lëndime Referuar raportit nga Policia, rasti ka ndodhur dje pasdite, por jepet të dhëna rreth identitetit të të përfshirëve dhe motivit, transmeton  Gazeta e Prizrenit. “Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi është goditur me thikë nga i dyshuari”, njoftoi Policia. Me vendim […]

A është harruar gruaja heroinë e Lugishtës së Hasit?

Ajo është Mihra Nerjovaj, e cila pas vrasjes së burrit, Osmanit (1956), kunatit, Islamit (1944) dhe vjehrrës, Kadës 77 vjeçare të cilën serbët e dogjën për së gjalli në shtëpi, ajo arriti të shpëtonte nga nga ekzekutimi katër djem të rinj të Lugishtës. Shkruan: Besim Muhadri, Nju Jork “Të gjitha gratë e Kosovës janë heroina!” […]

Koronavirusi: Rikthehen rastet, nga 10 të infektuarit, sot një nga Prizreni

Koronavirusi: Rikthehen rastet, nga 10 të infektuarit, sot një nga Prizren Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sapo ka publikuar rezultatet e fundit rreth koronavirusit në Kosovë. Për dallim nga dy ditët paraprake, kur nuk la pasur raste të infektuar, sot është një rast, shkruan Gazeta e Prizrenit. I infektuari është nga fshati Randobravë […]

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj Kujtim Gashit

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili po akuzohet se ka keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren. Gashi akuzohet se pa procedura të tenderimit, ka lidhur kontrata me dy televizione lokale TV Besa dhe TV Opinion. Lajmin […]

Prizren: Partitë dikutojnë në Kuvend masat për lehtësime ndaj bizneseve

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badalli, ka njoftuar se sot, në cilësinë e Kryesuesit të Kuvendit Komunal te Prizrenit, ka pasur një konsultim shefat e Grupeve të Kuvendarëve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ai ka shkruar se për shkak të situatës së […]

Fillon pastrimi i varrezave në Komunën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka filluar pastrimin e të gjitha varrezave në territorin e komunës, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në njoftim, thuhet se pastrimi ka filluar të bëhet që nga dita e djeshme, duke pasur parasysh që jemi në prag të festës së Bajramit. “Fillimisht do të pastrohen varrezat e qytetit […]

Ngrohtë, frymë dhe ajër i rëndë sot në Prizren, pasojë e pluhurit të ardhur nga Afrika

Në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe Prizrenin, sot është vërejtur një vapë dhe ndotje e ajrit më e madhe sesa ditëve të kaluara. Referuar një njoftimi nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës kjo gjendje ka ardhur për shkak të ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore, transmeton […]

Tre të arrestuar për vjedhje në Prizren

Tre persona të dyshuar janë arrestuar për vjedhje në Prizren. Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se ata dyshohen se kanë vjedhur në një lokal, transmeton Gazeta e Prizrenit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.