07-05-2024

Prizren

Prizren: Aktakuzë ndaj 20 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Referuar njoftimit, po ashtu janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale./GazetaePrizrenit.net

Autobusi godet biçiklistin në Prizren

Një biçiklist goditet nga autobusi në Prizren. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ismajl Kryeziu”. “Vozitësi mashkull K-Goran, me autobus zyrtar nga pa kujdesia ka goditur biçiklistin mashkull K-Shqiptar. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Rreth 177 persona nga Shqipëria kanë mbetur në Prizren

Ditëve të fundit ka rënë dukshëm numri i personave që vijnë në Kosovë për strehim nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 6.4 ballë të Rihterit pati goditur Shqipërinë më 26 nëntor, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe më shumë se 900 të tjerë […]

Prizren: Shtatë të porsalindur 24-orëshin e fundit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar shtatë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë kësaj radhe dominojnë meshkujt, pavarësisht se numri i tyre nuk është shumë më i madh krahasuar me vajzat. Pra janë 4 djem, ndërsa 3 vajza. Dy nga lindjet janë “cezariane” me operim. Një […]

Prizren: Aktakuzë ndaj një zyrtareje të MMPH-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren (PPTH), ka ngritur aktakuzë kundër H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas aktakuzës, e pandehura H.K., gjatë vitit 2018 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat […]

Prizreni sot pritet ta fillojë vaksinimin kundër gripit sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, nga sot është paralajmëruar të fillojë imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal, raporton Gazeta e Prizrenit. Në njoftimin e komunës, thuhet se imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat […]

Prizren: Dy javët e fundit numër i njëjtë i foshnjave të porsalindura

Gjatë javës që po lëmë pas në Prizren është regjistruar numër i njëjtë i foshnjave të porsalindura, sikur javën paraprake. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” kanë lindur 67 fëmijë,  ndërsa për dallim nga java paraprake,  janë regjistruar dy raste të lindjeve gemellare (binjak), shkruan “GazetaePrizrenit.net ”. Këtë javë numri më i madh i […]

Së shpejti do të paguani kur të shkoni në Prevallë, Bogë e Rugovë

Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë haraç vetëm në Rrugën e Kombit. Shumë shpejt, ata do të detyrohen të paguajnë edhe kur vizitojnë Bogën, Prevallën, Rugovën e parqet e tjera nacionale në vend. Shuma e parave që kosovarët do të duhet të paguajnë për të kaluar tutje laurave për një ditë shkon deri në […]

Tërmet prej 4.8 shkallë të Rihterit përsëri në Durrës

Një lëkundje tërmeti u ndje pak pas mesnatës së sotme, ka goditur Shqipërinë, në orën 00:14. Të dhënat e para flasin për një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit. Ndryshe, tërmeti i para disa ditëve që ndodhi në Shqipëri la të vdekur mbi 50 persona, derisa […]

Halil Kastrati merr një dhuratë speciale

Humanisti kosovar, Halil Kastrati, ka njoftuar se ka marrë një makinë si donacion. Kastrati përmes Instagram ka njoftuar se veturën ia ka dhënë nga një person nga Tetova. “ Sa human janë shqiptarët. Halil këtë makinë e kam ba nijet me ta dhanë si donacion ty dhe ti ia jep dikujt në kompenzim me ndonjë […]