02-05-2024

Prizren

Prizren: Ish-inspektori i ndërtimit mohon fajësinë për mos rrënim të objekteve pa leje

Ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, e ka mohuar fajësinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në seancën e së premtes, në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, i akuzuari Musliu, ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet. Ai akuzohet […]

Ligji për paga, SBASHK-u kërcënon me greva

Sindikata e Arsimit, e Shëndetësisë dhe e Policisë së Kosovës kërkojnë takim urgjent me krerët më të lartë të shtetit, një ditë pas dërgimit të Ligjit për Paga në Gjykatë Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha për Ekonomia […]

Prizren: Mungon eksperti nga ATK-ja, dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të tregut

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të tregut në Prizren, Fatmir Gashi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa ekspertit nga ATK-ja, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lidhur me mungesën ekspertit nga ATK-ja, gjykatësja […]

Dy persona të kërkuar nga drejtësia arrestohen në Prizren

Dy persona të kërkuar nga organet e drejtësisë janë arrestuar në dy raste të ndara në Prizren. Sipas policisë, në rastin e parë në rrugën “Mbretëresha Teutë” është arrestuar një person në bazë të urdhëresës së Gjykatës. I kërkuari mashkull K-Shqiptar është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. Në rastin tjetër në […]

Reagim i PDK-së në Prizren lidhur me emrin e stadiumit të qytetit

PDK në Prizren, përmes një reagimi për media ka thënë se nuk mund të jetë temë për t’u diskutuar, ndryshimi i emrit të stadiumit të qytetit të Prizrenit, pasi qytetarët e komunës sonë, krenohen në të gjithë Kosovën me këtë emër. Për propozimin e ndryshimit të emrit thuhet se është kjo bërë me qëllim, për […]

Nisma në Prizren kritikon Komunën për shpalljen e konkursit për shërbime të veçanta

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren është shprehur e shqetësuar me veprimet e koalicionit qeverisës komunal për shpalljen e konkursit për 35 vende pune me kontratë për shërbime të veçanta. Kjo parti opozitare të enjten ka theksuar se subjektet e koalicionit lokal po përpiqen që t’i rehatojnë aktivistët e tyre, që i kanë mashtruar gjatë […]

Dy ditë rresht nga një lindje binjakësh në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit kanë lindur 23 foshnje. Sa i përket gjinisë prijnë femrat, pasi 12 nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa 11 meshkuj,transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Karakteristikë është se gjatë dy ditëve ka pasur nga një lindje gemellare (binjak), Në njërin rast, të porsalindurit […]

Njihuni me ‘Brandin’, heroin shqiptar që zbuloi personat e gjallë në rrënojat e 6-katëshit në Durrës

‘Brandi’ është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve, ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës. Pasditen e 26 nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në […]

Vdekja e ish-prokurorit Matjani nga Prizreni, bashkëshortja e gjeti në vaskën e banjës

Mëngjesin e sotëm, në banesën e tij është gjetur i vdekur Agron Matjani ish-prokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë. Dyshohet se ai është vetëvrarë, ndërkaq RTV Dukagjini mëson se bashkëshortja e tij e ka gjetur pa shenja jete në banjën e banesës së tij. Është gjetur i vdekur në banesën e tij, ish-prokurori Agron Matjani. […]

Konfirmohet edhe ftesa e radhës nga Specialja

Ka ardhur edhe ftesa e radhës nga Gjykata Speciale. Bëhet fjalë për ish-komandantin e brigadës 125, Nehat Basha nga Prizreni,  i cili sot ka pranuar ftesën nga dhomat e specializuara. Kështu ka konfirmuar kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”. Më poshtë edhe postimi i plotë i para […]