20-04-2024

Prizren

Aktakuzë ndaj 4 të dyshuarve për shitje të kokainës në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.D., B.D., K.D., dhe M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas aktakuzës, të akuzuarit pa autorizim kanë ofruar për shitje substanca […]

Dekoratat për 75 dëshmorët e Prizrenit mbeten peng

Organet komunale të Prizrenit ende nuk e kanë zbatuar vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e dekoratës-çmimit “Remzi Ademaj” për 75 dëshmorët e luftës së UÇK-së. Ky vendim ishte miratuar nga KK-ja në korrik të këtij viti me synimin që dekoratat për dëshmorët e Komunës së Prizrenit të shpërndahen më 15 gusht, kur shënohet përvjetori i […]

Prizren: Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Xheladin Osmani, i cili gjendet në pushim mjekësor, […]

Familje nga Durrësi strehohen në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, aty s’ka kushte për jetesë

Ka tri ditë që rreth 120 qytetarë të ardhur nga Durrësi kanë gjetur strehim në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Ata thonë se erdhën pa asnjë procedurë verifikimi në Kosovë, por fatkeqësisht, në vendin ku u strehuan, mungojnë kushtet elementare. Nga paniku dhe tronditja, personat këtu kanë hasur edhe në mosmarrëveshje, të cilat shpesh ishte […]

Vjedhje e rëndë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, raporton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë, ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij dhe kanë vjedhur stoli ari me dhe pajisje elektrike. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti duke u hetuar nga njësitë policore. […]

Bie nga kulmi i shtëpisë, një i lënduar në Gjonaj të Hasit të Prizrenit   

Një person është lënduar pasi është rrëzuar nga kulmi i shtëpisë, raporton “GazetaePrizrenit.net” Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit “Viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që ishte rrëzuar nga kulmi i shtëpisë, ku ishte duke kryer disa punime”, thuhet në raportin […]

Katër komuna të rajonit të Prizrenit kanë përmirësuar arkëtimin e tatimit në pronë

Pesë komuna të rajonit të Prizrenit gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë arkëtuar më shumë mjete nga tatimi në pronë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Monitoruesit nga shoqëria civile thonë se zbatimi i Ligjit të ri për Tatim në Pronë ka mundësuar arkëtim të përmirësuar në nëntëmujorin e këtij […]

Albin Kurti në kamp, nuk publikon fotografi për të mbrojtur privatësinë e të strehuarve

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në krye me liderin e tyre, Albin Kurti, kanë vizituar sot kampin inovativ në Prizren, ku po strehohen 440 familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri. “Sot një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i prirë nga Kryetari Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, deputetët Artan Abrashi, Yllza Hoti, […]

Javë më e frytshme, më shumë lindje në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, në Prizren janë regjistruar 67 foshnja të porsalindura. Krahasuar me javën paraprake, sipas të dhënave del se në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe kanë lindur 17 fëmijë më shumë, ndërsa një rast i lindjes ka qenë gemellare (binjak), shkruan “GazetaePrizrenit.net ”. Këtë javë numri më […]

Aksidentohen pesë vetura në Krushë të Vogël

Një aksident trafiku në mes pesë veturave ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prizren – Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka treguar se si pasojë e aksidentit, një person ka marrë lëndime të lehta trupore. “Rreth orës […]