19-05-2024

Shfaqen raste të reja me koronavirus në Prizren

40 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Kosovë, 7 prej të cilëve nga komuna e Prizrenit, njofton IKSHPK-ja.

Referuar njoftimit, rastet e sotme pozitive janë 4 persona nga fshati  Tupec dhe 3 nga Prizreni,  ndërsa një rast  nga Rahoveci, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Një ditë më parë në Prizren, nuk ka pasur raste me Covid-19.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, njoftohet se sot janë testuar gjithsej 296 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet tjera pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 890 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet tutje në njoftim. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.