Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen: Njëri nga Kroacia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të drejtësisë, ka realizuar dy ekstradime të personave të kërkuar nga INTERPOL-i.
Sipas njoftimit, një shtetas kosovar është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë, pasi kërkohej për veprat penale “posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike” si dhe “posedim i paautorizuar i armëve”.
Pas dorëzimit, ai është dërguar tek autoritetet kompetente për procedura të mëtejme ligjore.

Ndërkohë, një tjetër shtetas kosovar është ekstraduar nga Kosova drejt Suedisë, nën dyshimin për veprën penale “dhunim”, në bazë të kërkesës së autoriteteve suedeze përmes INTERPOL-it.
