01-05-2026

Gjendet një femër e vdekur në fshatin Piranë

Sot u gjet një femër e vdekur në fshatin Piranë.

Referuar informacioneve, rreth orës 12:00, Policia u njoftua se në fshatin Piran të Prizrenit, një femër, rreth 43 vjeç, është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Njësitë policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendngjarje.

Rastin e konfimoi për Gazetën e Prizrenit zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat ndërlidhëse. Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri (pistoletë), e cila me urdhër të prokurorit është sekuestruar”, tha ai.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. / Gazeta e Prizrenit 

Asnjë koment

Comments are closed.