15-05-2024

Aktakuzë ndaj 7 personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës kompetente nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Vjedhje pylli”.

Me këtë rast janë sekuestruar 12 metra drunjë, ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Asnjë koment

Comments are closed.