17-11-2025

Prizren

I dyshuar se vrau prindërit në Prizren, kush është 35-vjeçari ‘pa foto’ i shpallur në kërkim

Durim e Suada Hadri u gjetën të vdekur pasi ishin goditur secili me nga një plumb të armës, në shtëpinë e tyre në Prizren. Çifti që jetonin në Suedi nuk dihet ende se si u vranë, por policia po e kërkon të birin e tyre, i cili iku nga Kosova po në ditën që ndodhi […]

Prizren: Një baba raporton në polici se djali po e kërcënon me mesazhe nga një shtet tjetër

Dje në Prizren, një burrë ka informuar në stacion policor se biri i tij i dyshuari mashkull K-Rom, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve. “Sipas ankuesit, i dyshuari gjendet jashtë shtetit dhe i njëjti në telefon i ka dërguar një SMS me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në raportin e PK-së. Policia nuk […]

VV-ja dhe PDK-ja në Prizren shpërfillin kërkesën e OJQ-ve që në krye të Kuvendit të caktohet një grua

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit është caktuar që të mbahet në fillim të javës së ardhshme, ndërkohë që dy partitë më të mëdha që përfaqësohen në këtë organ kanë publikuar kandidaturat e tyre, shkruan sot Koha Ditore. Përderisa Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur emrin e kandidatit për këtë […]

Prizren: 11 të porsalindur 24-orëshin e fundit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 11 raste të lindjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi janë 7 djem e 4 vajza. Katër nga lindjet janë “cezariane” me operim. Një ditë më parë kanë lindur dhjetë foshnje. Por, derisa mund të sigurojmë […]

Ec Ma Ndryshe, sërish kërkon shkarkimin e drejtorëve të akuzuar

Organizata joqeveritare Ec Ma Ndryshe, nëpërmjet një komunikate ka përsëritur kërkesën ndaj kreut komunal Mytaher Haskuka për shkarkimin e drejtorëve komunalë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Koha.net. “EC rikujton se Prokuroria Themelore në Prizren me datë 3 dhjetor 2019 ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tre drejtorëve komunalë dhe dy personave […]

Prizren: Tronditëse, djali dyshohet për vrasjen e prindërve

Mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri. I dyshuari për vrasjen e tyre është A.Hadri, djali i […]

Çifti në Prizren u qëllua me nga një plumb

Durim Hadri dhe Suada Hadri, nga Prizreni, u gjetën të vdekur mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tyre në Prizren, pasi ata ishin qëlluar me nga një plumb . Çifti bashkëshortor që kishte ardhur para tri ditësh për pushime nga Suedia në vendlindje, u gjet pa shenja jete, ndërsa rasti sipas policisë po cilësohet si […]

Policia jep disa hollësi të reja rreth vdekjes së çiftit në Prizren

Policia ka dhënë disa hollësi, rreth vdekjes së djeshme të çiftit bashkëshortor në Prizren. Çifti që kishte ardhur para tri ditësh nga Suedia në vendlindje Durim Hadri dhe Suada Hadri u gjetën pa shenja jete dje në mëngjes në shtëpinë e tyre, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë po cilësohet si vrasje e rëndë. Në […]

Prizreni me platformë digjitale për transparencë

Sot do të bëhet lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje të publikut, projekt ky i cili është realizuar në Komunën e Prizrenit, me financim të OSBE-së dhe e implementuar nga ana e kompanisë Appdec. Lansimi i këtij projekti do të bëhet në ora 15:00, në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e kryetarit të Komunës së […]

Vdekje e dyshimtë në fshatin Malësi e Vrrinit të Prizrenit

Një preson ka vdekur në fshatin Malësi e Vrrinit (ish-Lubiçevë) të Prizrenit. Rasti ka ndodhur dje, ndërsa policia e ka vlerësuar si  vdekje e dyshimtë. “Është raportuar se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren nga familjarët është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë. Vdekjen  e tij e ka […]