07-05-2024

Prizren

Veseli nga Ortakolli dhe Korisha e Prizrenit premton ashpërsim të masave për të korruptuarit dhe kriminelët

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka prezantuar vizionin e tij qeverisës sonte edhe në Ortakoll dhe Korishë të Prizrenit. Ai ka premtuar se do të ndërtojë një sistem më efikas të drejtësisë, i cili do të jetë shumë i ashpër me korrupsionin dhe krimin e organizuar, njofton Klan Kosova. ”Para mbështetësve të shumtë të Ortakollit […]

Më pak lindje 24-orëshin e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 9 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë kësaj radhe për një prijnë vajzat, pasi numri i tyre është pesë, ndërsa katër djem. Tri nga numri i lindjeve, apo një e treta e tyre janë “cezariane” apo me […]

Prizren, Limaj-Kurtit: S’e kemi luksin ta bëjmë Kryeministër, për 15 vjet vetëm ka sharë të tjerët

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, gjatë një mbledhje me elektoratin e tij në Prizren, ka kritikuar kundërkandidatin e tij, Albin Kurtin, duke thënë se nuk e kemi luksin ta bëjmë kryeministër dhe se qe 15 vjet vetëm ka sharë të tjerët. Limaj ka thënë se nuk mund të bëhet kryeministër […]

NISMA prezanton kandidatët e saj nga Prizreni

Nisma Social Demokrate ka prezantuar kandidatët e saj nga Prizreni për zgjedhjet e 6 tetorit. Kryetari i kësaj dege, Zafir Berisha është shprehur i bindur se partia e Fatmir Limajt do të dal triumfuese në qytetin e Prizrenit.Në këtë tubim, të mbajtur te Lidhja e Prizrenit, Zafa ka prezantuar edhe kandidatët për deputet.     […]

Fatmir Limaj ndërpret fjalimin në Prizren, respekton ezanin

Kryetari i Nismas Social Demokrate, Fatmir Limaj ka ndërprerë për disa minuta fjalimin e tij në një tubim në qytetin e Prizrenit. Arsyeja e ndaljes ishte respektimi ndaj ezanit. “Zoti ua pranoftë gjithë atyre që luten”, deklaroi Limaj pas përfundimit të ezanit.

Paraburgim prizrenasit për shkak të narkotikëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë)ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale F.R. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në arsyetimin e gjykatës, thuhet se me  datën 18.09.2019 rreth […]

Paraburgim personit nga Velezha e Prizrenit për frikësim të dëshmitarit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale N.K. nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pengimi i të provuarit dhe veprës penale frikësimi gjatë procedurës penale, transmeton Gazeta e Prizrenit. Masa e paraburgimit […]

Goditen me veturë dy femra në Prizren

Në një aksident trafiku, një i dyshuar mashkull (K/shqiptar) me veturën e tij ka goditur dy këmbësore femra (K/Shqiptare), transmeton Gazeta e Prizrenit. Referuar policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në Prizren. Si pasojë të  dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, por pas tretmanit janë […]

PDK vlerëson si alarmante papastërtinë në Komunën e Prizrenit

Subjekti opozitar, PDK në Prizren e ka vlerësuar si alarmant gjendjen sa i përket nivelit të higjienës në Prizren, duke thënë se kjo situatë që po vazhdon  paraqet rrezik të madh të përhapjes së ndonjë epidemie,  shkaku i papastërtisë së madhe në komunën e Prizrenit. Për këtë përmes një komunikate shtypi, ata e kanë fajësuar, […]

Ndërprerje të gjata të energjisë elektrike në disa fshatra të Prizrenit e Hasit

Një pjesë e lagjes Arbana të Prizrenit, fshatit Atmagjë, pastaj Landovicës dhe fshatrave të Hasit të Prizrenit po përballen me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, ndërkohë që në KEDS, thonë se kjo gjendje është për shkak të prishjeve në rrjet, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Kjo situatë, pos banorëve ka goditur edhe bizneset, të […]