Në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, një automjet ka goditur një femër, e cila po ecte në zebra. Sipas një lexuesi të portalit, që ka dërguar edhe foton rasti ka ndodhur në afërsi të Qendrës Sportive. Në vendin e ngjarjes shihen ekipet nga Urgjenca. Policia ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim për rastin./Gazeta e Prizrenit […]