31-05-2026

Jep dorëheqje Shaqir Totaj

Sipas informacioneve, Totaj do të japë dorëheqje. Ai ka vepruar kështu pasi e ka kuptuar se të gjithë prizrenasit e dinë të vërtetën për qeverisjen e tij, duke e parë se sa autoritet ka “kryetari”. Ai është nervozuar me qytetarët, që në vend të lavdërimit për punësimin e djalit e të familjarëve tjerë, e kanë kritikuar, pavarësisht se ky e ka bërë për ta zbutur papunësisë.

Këtë hap Totaj e ka ndërmarrë edhe pas rezultatit në zgjedhjet qendrore, ku partia e tij në Prizren mori 90 % më pak vota se VV, ani pse ky lavdërohej se ka “punuar mirë në qendër”, por disa po e kuptojnë si investim për t’ia rritur vlerën shtëpisë së kryetarit.

Sipas informatave del se Totaj ka deklaruar se më tutje se nuk mund ta durojë ende manipulimin e tij, sidomos tash që po mbush moshën e pensionimit, aq më tepër kur ky jeton në qendër, ndërsa “këshillat” imponohen nga periferikët, të cilët nuk i merrte gjumi nga gëzimi një javë para ardhjes në “shehër”.

Totaj, tash e ka kuptuar se prizrenasit e dinë që Kryetari është vetëm për të treguar “Vica”, pasi të tjerët vendosin, pos në rastet kur ky duhet ta zgjedh familjarin e tij, që e ka rendin për ta punësuar. Ai nuk mundi t’i durojë deklaratat se Komunën po e udhëheq një kryetar tjetër dhe jo ai që e votuan prizrenasit.

Një arsye tjetër mësohet ajo se është kuptuar që është një mosmirënjohës i madh dhe narcis.

“Talenti”, siç kryetari ka dëshirë ta quajnë, është zhgënjyer pasi qytetarët nuk e kanë kuptuar përpjekjen e tij donkishoteske, për ta bërë tërë qytetin “kalldrëm” e rreth-qarkullime, aty “ku del leku”, ndonëse në pjesët tjera, edhe në temperatura deri 44 gradë C, mungon ujë për pije.

Burimet flasin se Totaj u zhgënjye, sidomos pas paralajmërimit të Kryeministrit Kurti se do ta formojë Qeverinë e re, sinjal ky për humbjen e sigurt të Totajt në vjeshtë. “Albini sapo e ka tregu krejt hartën e kuqe të fitoreve të VV-së, ku ndodhet edhe Prizreni, ndërsa vjet në LSHP paralajmëroi, se kësaj radhe nuk do ta lejojë që dikush t’ia marrë Prizrenin historik, meqenëse minoritetet i ka edhe në Qeveri”.

Ai është nervozuar se dështoi për prishjen e koalicionit me Zafën, meqë kishte thënë se pas 3 -4 muajsh, sapo t’i bënte do pazare me asamblistët tyxharë, do t’i shkarkonte drejtorët e NISMA-s.

Shaqa u nervozu kur asambleistët dhe qytetarët e kuptuan planin për ndërtimin e një qendre tregtare, afër “Shtëpisë së Bardhë” nga njerëz prej të cilëve kryetari frikësohet shumë, bëhet inekzistent.

Kryetari do largohet pasi tash u kuptua se projektet e dukshme janë të Haskukës, ndërsa Totaj po akuzohet se e bëri lëmsh trafikun me mini-rrethe. Ai u mërzit, duke thënë se nuk ia vlen të angazhohesh për qytetarët që se kuptojnë se Nënkalim do të thotë rreth-qarkullim, duke ia bërë bozë trikën, anipse ia do të mirën qytetit, njësoj sikur punësimin e familjarëve.

Njoftohet se Totaj është irrituar me disa njohës realë arsimorë, që e vlerësojnë si degradim total gjendjen në arsim me disa drejtorë të padinjitetshem, që s’kanë autoritet as para fëmijëve të tyre, duke e shndërruar në nivelin më të ultë, madje më keq se në vitet e 90-ta, kur Totaj as që e paska ditur se fëmijët shqiptarë po mësuakan aq devotshëm nëpër bodrume.

Ai ka thënë se çfarë është një kryetar që përkundër sorollatjes nëpër qendër, askush pos ndonjë kalamani, nuk bën foto me Kryetarin. Totajt i janë mërzitur edhe do drejtorë të bezdisshëm, të cilët ia ka imponuar partia. Ata po i “lepaken” (ngjiten) dhe sapo ta shohin Kryetarin bëjnë foto, për ta postuar në internet, që të duken si shokë të kryetarit, anipse ky i lë të presin me orë te dera e kabinetit, ndërsa telefonin as që ua hap.

“Talenti” nuk mundi ta durojë më tepër gjendjen e ndalimit të biçikletës nga Sigurimi, në orar të punës, ndërsa ky në veturën luksoze nuk po mund t’ua hap telefonin as miqve, pasi vëzhgohet 24/7.

“Shaqa, është nervozuar me qytetarët, që nuk po ia bëjnë ‘LIKE’ në ‘facebook’ në postimet propagandistike. Atij i janë mërzitur vetëm pëlqimet nga drejtorët servilë dhe marionetë, njëjtë si dikur që ia bënin edhe “Mytës”.

Deri në largim, njoftohet se Totaj ka deklaruar që i ka mbetur vetëm një dëshirë pa e realizuar – punësimin edhe të disa familjarëve. / Aprilliiiiiiiiii

Lexo edhe:

Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë

 

Asnjë koment

Comments are closed.