19-10-2025

Prizren

Prokuroria nis mbledhjen e dokumenteve pas ftesës së Haskukës

Rreth 35 mijë objekte pa leje llogaritet se janë në qytetin e dytë më të madh në Kosovë. Kjo shifër, sipas zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, është shqetësuese dhe për këtë gjendje ata kanë akuzuar qeverisjet e kaluara. Ditë më parë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i bëri thirrje Prokurorisë Themelore në Prizren […]

Sot në Prizren, debati publik për projektin ‘Sheshi i Bazhdarhanës’

Komuna e Prizrenit, sot do të mbajë debat publik gjatë të cilit do të prezantohet dhe do të diskutohet projekti “Sheshi i Bazhdarhanës”. Projekti aktualisht është në fazën e hartimit dhe për këtë arsye Komuna e Prizrenit ka ftuar të gjithë të interesuarit për sugjerime apo vërejtje eventuale, të cilat do të kontribuonin në realizimin […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Organizohet debat publik për projektin ideor “Sheshi i Bazhdarhanes” në Prizren. (Sallën e Kuvendit Komunal në “Shtëpinë e Bardhë”. Ora 12:00 Bëhet hapja zyrtare e sezonit të paragllajdingut. (Pikënisja e paragllajdistëve në Cvilen, Prizren). Ora 20:00 Hapet Forumi i bashkë-investimeve dhe rrjetëzimit. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit). /GazetaePrizrenit.net/

Prej sot mbyllen disa rrugë për qarkullim të veturave në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për shkak të nevojës për gropim të rrugës për rehabilitimin e linjës së ujit të pijes, nga data 05.07.2019 (e premte) do të fillojnë punimet në lagjen Ralin, me ç’rast do të jenë të mbyllura disa rrugë për qarkullim të veturave. Kështu, rruga “Hafiz Ismail Haki” nga kryqëzimi që […]

Aktakuza për vepra të ndryshme ndaj 10 personave nga Prokuroria në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore (PTH) në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale. Në raportin nga PTH, paraqitet kjo gjendje: Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Departamenti Përgjithshëm, ka […]

 Arrestim për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale

Dy të dyshuar janë arrestuar dje në Prizren, për shkak se nuk i janë bindur urdhrave të policisë për t’u ndalur. Sipas policisë, gjatë verifikimit ka rezultuar se njëri nga të dyshuarit ishte duke vozitur pa patentë shofer, ndërsa i dyshuari tjetër kishte thyer masën e arrestuar shtëpiak. Me vendim të prokurorit njëri nga të […]

Tre të lënduar në një aksident në Suharekë

Në një aksident trafiku që ka ndodhur dje mes një traktori dhe veture në Suharekë, janë lënduar  tre persona janë lënduar Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Si pasojë e aksidentit dy vozitësit dhe një pasagjer, të gjithë meshkuj K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në […]

Prizren: Ish-analisti mohon të ketë dhënë kredi, thotë se kjo ishte përgjegjësi e komisionit

Ish-analisti i kredive në institucionin mikro-financiar “Qelim Kosovë”, Driton Syla, ka mohuar ta ketë keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, duke thënë se ai nuk kishte dhënë kredi. Sipas tij, përgjegjës për dhënien e kredive, ka qenë komisioni i formuar për këtë qëllim, në kuadër të institucionit në të cilin ka punuar. Një deklaratë të tillë, […]

Opozita e kritikon, Haskuka vazhdon përplasjen me Prokurorinë

Përplasjet ndërmjet lidershipit të Komunës së Prizrenit dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit lidhur me (mos)hetimin e rasteve të dyshimta për keqpërdorime e shkelje ligjore në pushtetin lokal kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave. Së fundmi, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i ka bërë thirrje edhe një herë Prokurorisë në Prizren që t’i shqyrtojë seriozisht të […]

Moti sot në rajonin e Prizrenit

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, por pasdite me vranësira. Në rajonin e Prizrenit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 deri 30 gradë Celsius. Në disa pjesë të vendit, kryesisht në perëndim, qendër dhe veriperëndim priten reshje afatshkurta shiu të shoqëruara me […]