02-12-2024

Prizren: Paraburgim për shtetasin e Shqipërisë të kërkuar për vjedhje në Austri

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale K.F. nga Tirana.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë në territorin e Austrisë, vepër e paraparë edhe me KPRK-së.

Në komunikatën për media, thuhet se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, e kryer në territorin e Austrisë, e cila vepër penale është parapara edhe sipas KPRK-së, i cili dyshim rezulton nga provat të cilat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës dhe atë nga kërkesa e Interpolit-urdhër arrest i vlefshëm deri më datën 08.08.2021 për arrestimin e të kërkuarit, me kërkesë për ekstradim pranë autoriteteve të Austrisë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.