04-05-2024

Horror në qytetin shqiptar, ariu hap varret dhe ushqehet me trupat e të vdekurve

Banorët e fshatit Shipkovicë të malësisë së Sharrit zgjohen me trishtim nga varret e hapura.

Disa dëshmitarë të rastit flasin se, kanë parë një ari i cili i hap varret, kryesisht gjatë natës, dhe ushqehet me eshtrat e të vdekurve.

Rasti është përsëritur disa herë, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar se, ky ari i uritur, mundë të përfundojë edhe në fshat duke sulmuar edhe banorët e Shipkovicës.

Ata kërkojnë ndihmë urgjente nga Ministria e bujqësisë dhe SPB-ja e Tetovës, që të merren masa për likuidimin e këtij ariu i cili bën që banorët gjatë mëngjesit të përballen me varre të hapura dhe eshtra të shpërndara njerëzish nëpër varreza.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës, nga ku për Alsat, thonë se, është njoftuar ministria e bujqësisë dhe pritet vendimi i tyre për likuidimin e ariut dëmtor, ndërsa gjuetarët në terren për vrasjen e ariut pritet të dalin nga dita e hënë./albeu

Asnjë koment

Comments are closed.