07-07-2025

Prizren

Kuvendari Sallauka kërkon sinjalizimin nëpër rrugë dhe adresa  

Anëtar i  Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK-së, Skënder Sallauka, gjatë mbledhjes së stome të këtij organi, derisa përmendi fatkeqësinë në trafik të fundjavës së kaluar, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Sope të Zhurit, kërkoi më shumë sinjalizim nëpër rrugët e Prizrenit, shkruan GazetaePrizrenit.net. Ai si model përmendi atë të rrugëve në […]

Sot mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit

Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e XIV e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, që është e dyta për këtë vit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ndër pikat e parapara të rendit të ditës janë: – Informatë rreth raportit të zyrës së Prokurimit, për vitin 2018; – Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit Ad […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Prizrenit (Salla e mbledhjeve në “Shtëpinë e Bardhë” Prizren)./GazetaePrizrenit.net/

Burg për autorët e tentim vrasjes në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykimin  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Suhareka,  për shkak të  veprës të vrasjes në tentativë, si dhe të akuzuarin me iniciale A.D. për shkak të veprës penale të vrasjes në tentativë në ndihmë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Të  akuzuarin me iniciale F.B., nga  Suhareka,  gjykata e  ka shpallur fajtor  […]

Në Prizren arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata e Drenasit (ish-Gllogocit)

Një person është arrestuar në Prizren, pasi kishte fletarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega në Gllogoc, shkruan  “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në vuajtje dënimit në burgun e Dubravës. Ndërkaq, në Prizren është arrestuar edhe një person tjetër, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore  në Prizren. “I njëjti është […]

Kontestohet përfaqësimi ligjor i Komunës së Prizrenit para gjyqësorit

Përfaqësimi i lëndëve të Komunës së Prizrenit në gjyqësor po konsiderohet si joprofesional nga ana e këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës. Lidhur me këtë çështje ka pasur vërejtje edhe nga drejtuesit e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Por, menaxhmenti i Komunës përgjegjësinë për këtë ia ka ngarkuar ish-qeverisjes, duke pohuar se e kanë lënë […]

Shpërfilli masën e arrestit shtëpiak, dërgohet në paraburgim prizrenasi

Gjykata i kishte shqiptuar një masë më të butë, dhe në vend të paraburgimit ia kishte caktuar një masë të arrestit shtëpiak, por as këtë nuk e respektoi një prizrenas, shkruan  “GazetaePrizrenit.net”. Policia ka raportuar se për këtë i dyshuari (K/Shqiptar),  me  vendim të   Gjyqtarit  të  Procedurës Paraprake, dje pasdite është dërguar në  qendrën e […]

MPJ-ja po monitoron gjendjen e dy të mbijetuarve të aksidentit në Hungari

Ministria e Punëve të Jashtme për portalin Koha.net ka bërë të ditur se është duke monitoruar gjendjen shëndetësore të dy të mbijetuarve të aksidentit që ndodhi në Hungari në të cilën mbeti i vdekur shtetasi i Kosovës, Beg Morina. Fatmir Haxholli, këshilltar politik i ministrit Behgjet Pacolli, ka thënë për Koha.net se autoritetet hungareze kanë […]

Prizrenit i shtohen nëntë banorë të rinj

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve nëntë. 5 meshkuj 4 femra 3 lindje “cezariane”  (me operacion). /GazetaePrizrenit.net/

Ndezën qirinj para lokalit të prizrenasit të aksidentuar në Hungari

Bashkatdhetarë shqiptarë dhe punëtorë e miq hungarez, të prizrenasit Beg Morina,  që vdiq dje në një aksident në Hungari, në orët e mbrëmjes në shenjë respekti e dhembje kanë ndezur qirinj para lokalit të të ndjerit, në Hungari. Morina, 45 vjeç me origjinë nga Kushnini i Hasit, i cili punonte në Hungari, vdiq mbrëmjen e kaluar […]