16-09-2025

Prizren

Pesë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve pesë. 4 meshkuj 1 femër 3 lindje “cezariane”  (me operacion)./GazetaePrizrenit.net/

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e rrugës në Zym dhe Planejë-Pashtrik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, për realizimin e projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore në komunën e Prizrenit. Me anë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit do të financohet nga ana e MIT për ndërtimin e rrugës në […]

Katër persona pjesë e organit mbikëqyrës në fokus të hetimeve për Shtëpinë e Kulturës në Zhur

Përfaqësues të Prokurorisë Themelore të Prizrenit (PTH) kanë deklaruar se shumë shpejt do të përfundojnë hetimet rreth ndërtimit të stërzgjatur të Shtëpisë së Kulturës në Zhur të Prizrenit, ndërsa në fokus janë katër persona, të cilët janë organ mbikëqyrës, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Prokurori Genc Nixha, në tryezën e organizuar tri ditë më parë nga OJQ […]

Këto pjesë të Prizrenit sot do të kenë reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor“ SH.A Prizren njofton konsumatorët, ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00 për shkak të punimeve në gypin transportues Fi 600 mm tek lokacioni “40 Burimet”, pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona : Rr. Flamurit (Nënë Tereza) Një pjesë e Lagjes […]

Prizrenit i shtohen 22 banorë për tri ditë

Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për tri ditët e fundit: numri i përgjithshëm i të lindurve 22. 11 meshkuj 11 femra Ajo që është karakteristikë gjatë këtyre tri ditëve është numri i barabartë i të porsalindurve nga të dyja gjinitë. /GazetaePrizrenit.net/

Nesër paralajmërohen reduktime të ujit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor“ SH.A Prizren njofton konsumatorët, se me datën 19.03.2019 duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17: 00 për shkak të punimeve në gypin transportues Fi 600 mm tek lokacioni “40 Burimet”, pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona : Rr. Flamurit (Nënë Tereza) Një pjesë e […]

Arrestohet për posedim të substancave narkotike në Vërmicë

Gjatë kontrollimit tek një person është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël droge në pikëkalimin e Vërmicës. Sipas policisë kufitare, tek i dyshuari është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë” me peshë 1.45 gramë. Për këtë është arrestuar shtetasi i Kosovës (shqiptar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas […]

Vidhet një armë dhe stoli ari në një shtëpi në Prizren

Një rast i vjedhjes në një shtëpi të Prizrenit, mbrëmë është raportuar në Prizren, ku sipas raportuesit pos stolive të arit është vjedhur edhe një armë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë një person (K-shqiptar) ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe një armë […]

Haskuka akuzohet për shndërrim në aktivitet partiak të Panairit të Bizneseve të Grave

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e partive opozitare dhe të koalicionit qeveritar kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka dhe Lëvizjen Vetëvendosje për shndërrim në aktivitet partiak të Panairit të Bizneseve të Grave, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky panair i organizuar gjatë fundjavës në qendër të Prizrenit, sipas anëtarëve të caktuar […]

Në Korishë përkujtohet 20-vjetori i Betejës së Kabashit

Në Korishë, sot është organizuar manifestim përkujtimor për shënimin e përvjetorit të 20-të të Betejës së Kabashit dhe rënies heroike të dëshmorëve, Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi. Pjesë e këtij manifestimi ishin familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës, banorë të këtij lokaliteti dhe fshatrave përreth, kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të […]