06-05-2024

Prizren

Gjykimi ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaçit dhe Bedri Çejkut, as sot nuk jepet fjala përfundimtare

Nuk mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Nexhat Çoçajt, për arsye shëndetësore mungon prokurori çështjes. Sot ishte e paraparë të jepej fjala përfundimtare ndaj të akuzuarve Nexhat Çoçaj, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku. Por një ditë më parë, prokurori i çështjes Mehdi Sefa, kishte dorëzuar një parashtresë në gjykatë, nëpërmjet së cilës e ka njoftuar […]

Çfarë thotë Haskuka për kompaninë që premton 2 punësime në Gjermani?

Kompania nga Prizreni që këtë të mërkurë ofroi 2 mijë vende punë në gjermani në agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve kosovare është regjistruar me 23 tetor të 2018, pikërisht në ditën kur edhe bëri të ditur njoftimin në media për mundësi punësimi në Gjermani. Por Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se nuk është […]

Parlamenti Studentor i UPZ-së: Nuk pranojmë rektor të kundërligjshëm

Parlamenti Studentor i UPZ-së: Nuk pranojmë rektor të kundërligjshëm Përfaqësuesëve të Parlamentit Studentor të Univeristeti të Prizrenit “Ukshin Hoti” gjatë takimit të sotëm me kryesuesin e Këshillit Drejtues të këtij universiteti, Bedri Muhadri, i’u është kërkuar që të heqin dorë nga protestat dhe t’i pranojnë vendimet ashtu sic janë, por se sipas tyre nuk do […]

Prizren: Të akuzuarit për uzurpim prone kërkojnë hudhjen e aktakuzës, prokurori të kundërtën

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten është mbajtur seanca e shqyrtimit të dytë ndaj të akuzuarve për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme, Reshat dhe Shefki Rizanaj, të cilët e kanë kundërshtuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit. Mbrojtës i të akuzuarit, Reshat Rizanaj, avokati Hajrip Krasniqi, gjykatës i ka parashtruar […]

Kompania në Prizren që premtoi 2000 punësime në Gjermani, nën hetime

Dreken e mërkurës, mijëra qytetarë ia mësynë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, për të lidhur një kontratë pune në aeroportin e Hamburgut të Gjermanisë. E këtë po pretendon t’ua bëjë të mundur një kompani nga Prizreni, e cila ka hapur konkurs për 2 mijë vende pune në shtetin gjerman. Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Hamush Haradinaj, […]

Veshje dhe ushqime tradicionale në panairin e Prizrenit (foto)

Veshjet tradicionale kombëtare, por edhe ato të trevës së Prizrenit, bashkë me disa punime dhe ushqime tradicionale, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Turqia dhe Ulqini janë prezantuar, të enjten në një panair të hapur në Prizren, në të cilën morën pjesë dhe miq gjerman nga Bingeni, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Panairi i organizuar nën patronazhin e Drejtorisë […]

Dëmtohet ulësja e vendosur në Kejin e Lumbardhit, reagon OJQ “Ec ma ndryshe”

Persona të pandërgjegjshëm kanë hedhur në Kej ulësen e vendosur në rrugën “Vatra Shqiptare” nga nxënësit e Shkollës së Aktivizmit të organizuar nga EC. Kjo ulëse është vendosur aty me qëllim të potencojë problemin e parkimit të automjeteve në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore duke kufizuar qytetarët në lëvizje dhe dëmtuar rëndë imazhin e […]

Haskuka mbron drejtorin Oreshka, të dënuar për dy vepra penale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka dalë në mbrojtje drejtorit të Kulturës, Ehat Oreshka, pas raportimeve në media lidhur me dënimin e tij nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Me këtë rast, Haskuka ka shprehur qëndrimin se rasti i Oreshkës që daton nga viti 2013 e që ka të bëjë me një veturë […]

Numër i ulët i lindjeve në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 5. 2  meshkuj 3  femra 1  lindje me operacion. Ajo që bie në sy edhe gjatë edhe këtij 24 orëshi është numri i ulët i lindjeve, vetëm 5 sosh. Ky numër […]

Prizren: Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ish-drejtorit të Inspektoratit

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.N. ish – drejtor i Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren, për shkak se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Burime të KTV-së kanë konfirmuar se bëhet fjalë për zv/ministrin në Ministrinë e Administratës Publike, […]