02-05-2024

Prizren

Gjysma e lindjeve në Prizren me prerje cezariane

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 8. 3 meshkuj 5 femra 4  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është një shtim i numrit të lindjeve, për dallim nga e diela, kur janë […]

Detaje nga vdekja e rojës së pyllit në Struzhë të Prizrenit (video)

Mali u kaplua nga flakët. Shkaku pse erdhi deri tek djegia, dyshohet të jetë i njëjti me atë që ia mori jetën rojës së pyllit në fshatin Struzhë të Prizrenit. Sipas banorëve të fshatit Struzhë gjatë ditës erërat e forta kanë dëmtuar kabllot e energjisë elektrike nga e cila edhe u shkaktua një zjarr në […]

Ilir Baldedaj paralajmëron padi ndaj kryetarit Haskuka

Ish-drejtori për Administratë komunale në Prizren, Ilir Baldedaj ka paralajmëruar padi ndaj kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, për siç ka thënë shpifjen e bërë ndaj tij, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Baldedaj që aktualisht është kuvendar i AAK-së në opozitë ka deklaruar kështu pas njoftimit se Prokuroria  e Prizrenit i ka kthyer përgjigje negative Komunës së Prizrenit, duke […]

Gjykata hedh poshtë një ankesë të Komunës ndaj qeverisjes së kaluar

Gjykata e Prizrenit i ka kthyer përgjigje negative Komunës së Prizrenit, duke mohuar të ketë keqpërdorim në rastin e një lënde ndaj ish-qeverisjes së kaluar lokale, që ka bëjë me aplikacionin për “Furnizim me software digjital për shërbim të qytetarëve”,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Për rastin ka njoftuar Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili në llogarinë […]

Viktima që vdiq aksidentalisht në Struzhë nga fshati Kobaj i Prizrenit

Viktima që humbi jetën aksidentalisht në fshatin Struzhë të Prizrenit, sot pasdite është Ismet Osmanaj nga fshati Kobaj i Prizrenit,  transmeton  “GazetaePrizrenit.net”. Ai ishte punëtor sezonal në agjencionin  për mbrojtjen e pyjeve. I ndjeri ishte 52 vjeçar. Policia në Prizren konfirmoi se për incidentin tragjik janë njoftuar edhe familjarët e tij. Më gjerësisht lexo në […]

Stadiumi në Zhur, nesër vihet gurthemeli

Paralajmërimet për fillimin e ndërtimit të stadiumi në Zhur të Prizrenit, duket se janë konkretizuar. Nesër në këtë fshat bëhet vënia e gurthemelit të stadiumit, që do t’i mundësojë klubit “Vëllzëria” por edhe të rinjve të kësaj ane, kushte të përshtatshme për aktivitete në futboll, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në ceremoninë përkatëse, që mbahet në orën 10:00 […]

Rigjykimi për korrupsion, ish-drejtori i Arsimit në Prizren refuzon të përgjigjet në shumicën e pyetjeve të prokurorit

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, ka refuzuar të përgjigjet në shumicën e pyetjeve të prokurorit Mehdi Sefa, në rastin ku ai dhe Bekim Thaqi e Bedri Çeku, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Çoçaj, Thaqi e Çeku akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë realizimit të manifestimit tradicional “Remzi Ademaj”, […]

Një person vdes aksidentalisht në përpjekje për shuarjen e zjarrit në Struzhë të Prizrenit

Një person ka humbur jetën aksidentalisht, në hyrje të fshatit Struzhë të Prizrenit, derisa po përpiqej të shuante një zjarr që ishte përhapur, por kishte rënë në tel të energjisë elektrike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Rasti ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta. Njëri nga zyrtarët rajonal për media pranë policisë në Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi […]

Ndriçimi publik në fshatra të Zhupës

Në Reçan dhe disa fshatra të Zhupës po bëhet rregullimi dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik. Në një njoftim të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, thuhet se ky projekt realizohet në kuadër të projekteve në zonën urbane dhe në fshatra të Komunës së Prizrenit. “Me më shumë ndriçim, krijohen më shumë hapësira publike […]

Dy të mitur ndalohen në Piranë të Prizrenit për shkak të vjedhjeve

Dy persona të mitur janë arrestuar në fshatin Piranë të Prizrenit, nga njësitë për parandalimin e krimit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Njëri nga zyrtarët rajonal të policisë në Prizren, Vesel Gashi, tha se të miturit me urdhër të Prokurorit janë ndaluar, për shkak të vjedhjeve të kryera, përfshirë edhe ato nëpër shtëpi. Ai nuk bëri të ditur […]