Fitore e madhe për Kosovën, përmbys Bullgarinë në fund dhe ruan kreun
Kosova ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen kualifikuese ndaj Bullgarisë, duke triumfuar me rezultat 2-1 në stadiumin Fadil Vokrri Stadium.
“Dardanet” e nisën ndeshjen në disavantazh pas golit të shënuar nga Lora Petrova për mysafiret, por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm.

Blerta Smaili riktheu baraspeshën, ndërsa në minutat e fundit Erëleta Mehmeti realizoi golin e fitores, duke ndezur festën në tribunat e stadiumit.
Me këtë triumf, Kosova vazhdon të mbajë vendin e parë në grup me 12 pikë, tre më shumë se Kroacia që renditet e dyta, duke forcuar pozitat për kualifikim.

