19-01-2026

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Organizohen aktivitete vetëdijësuese me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit. Aktivitetet do të mbahen në sheshin “Shatërvan”. Ora 12:00 Në 20- vjetorin e rënies së dëshmorit Ismet Gashi (ish-avokat) mbahet Akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Ora 17:00 Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, […]

Arrestohen policët e rrejshëm në Krushë të Vogël (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit, pasi rrejshëm u bënë policë. Ata u kapën në Bishtazhin të Gjakovës duke u prezantuar si policë civilë dhe ndaluan makina, njofton Klan Kosova. Ata tentuan të marrin të holla nga një qytetar, i cili edhe lajmëroi tek policët e vërtetë. 

Rritet numri i të porsalindurve në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 13. 5 meshkuj 8  femra 1 lindje “cezariane”  (me operacion). Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është numri më i madh i të porsalindurve krahasuar me ditën e […]

Burdushi regjistron biznes të ri si

Hysri Peqani i njohur për publikun e gjerë me nofkën “Burdushi” më në fund ka regjistruar biznesin e tij që për një kohë të gjatë e ushtroi jashtëligjshëm. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai në profilin zyrtar në Facebook. “Burdushi shpirtëror” quhet zyra që në përshkrim të regjistrimit thuhet se ofron shërbime […]

Studentë e profesorë të UPZ-së mbëltojnë fidanë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, të mërkurën në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit janë mbëltuar disa fidanë. Këtë e bënë profesorë dhe studentë të këtij fakulteti. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, për të festuar […]

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 2016-ës në Sopijë të Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.L. nga fshati Krajisht, Komuna e Lipjanit,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vrasjes së rëndw, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ky rast ka të bëjë me vrasjen e 22 vjeçarit nga fshati Sopi i Suharekës, Egzon […]

Prizren: “Lumbardhi N’Behar” me muzikantë botërorë

Pranvera në Prizren do të shoqërohet edhe me tingujt e sezonit pranveror të “Lumbardhi N’Behar”. Do të fillojë më 7 prill dhe do të përfundojë në fund të pranverës, në mbrëmjen e 21 qershorit. Programi mëton t’i sjellë dinamizëm qytetit dhe njëherësh paralajmëron një institucion në rritje që prezantohet me një program të larmishëm. Programi […]

Zëvendësministri Nerjovaj mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ka nisur shqyrtimi kryesor kundër zëvendësministrit të Administratës Publike, Bujar Nerjovaj i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, Nerjovajt i është lexuar aktakuza nga prokurori Metush Biraj, raporton KTV. Nerjovaj ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se nuk e pranon fajësinë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në […]

Nesër përkujtohet dëshmori Ismet Gashi (ish-avokat)

Në 20- vjetorin e rënies, nesër do të përkujtohet dëshmori Ismet Gashi, i cili me profesion ka qenë avokat. Organizuar nga Oda e Avokatëve në Prizren dhe shoqatat e dala nga lufta, Akademia përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren në ora 12:00. Pjesëmarrjen në akademi e ka paralajmëruar edhe ministri i […]

Një javë aktivitetesh për përvjetorin e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren (FOTO)

Kremtimin e 78-vjetorit të themelimit të gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, do ta karakterizojë një javë aktivitetesh, përfshirë shumë ekspozime të punimeve të nxënësve, titulluar “Unë janë gjimnazist”, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Ky gjimnaz është njëra ndër shkollat elitare në Kosovë, që ka rreth 2.300 nxënës përfshirë edhe paralelet në terren, si në Gjonaj, Ramajë dhe […]