05-07-2025

Prizren

128 foshnja më pak, gjatë vitit të kaluar në Prizren

Në Prizren ka shënuar rënie nataliteti. Krahasuar me vitin paraprak, gjatë vitit 2018 në Qendrën Spitalore të Prizrenit, numri i lindjeve ka shënuar rënie, ndërsa sa i përket gjinisë, rënia më e madhe është vërejtur tek ajo mashkullore, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Dr. Afrim Avdaj, drejtor i qendrës “Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit, tha se gjatë […]

Posedojnë drogë, arrestohen vëllezërit në Prizren

Dy vëllezër janë arrestuar në Prizren si të dyshuar blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, ndërsa pos drogës, policia ka sekuestruar edhe një peshore, dhe një bateri me elektroshok, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Policia ka njoftuar se pas një pune operative të zhvilluar nga njësitet përkatëse është identifikuar dhe lokalizuar shtëpia e […]

Për moskujdes ndaj fëmijës lëmoshkërkues, gruaja nga Shqipëria arrestohet në Prizren

Publikimi i një fotografie, në të cilën shihet një fëmije lëmosh kërkues i shtrirë tek Ura e Gurit në Prizren, ka bërë që policia ta arrestojë një gra për keqtrajtim të fëmijës në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore ka arrit të identifikoj dhe arrestoj një familjare të dyshuar femër, […]

Prizren: Pesë të arrestuar, mes tyre një femër dhe një i arratisur nga burgu

Pesë persona, në mesin e tyre një femër dhe një tjetër i kërkuar për arratisje nga Burgu janë arrestuar gjatë një aksioni të organizuar të policisë në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Njëri nga zyrtarët rajonal të policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës dhe se ata […]

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren zhvendoset nga objekti i komunës në QKMF

Drejtoria Komunale e Shëndetësisë në Prizren është zhvendosur nga objekti i komunës në mjedise të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, duke shënuar kësisoj bartjen e parë të këtij sektori jashtë selisë së Komunës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Lis Dorambari ka konfirmuar se kjo është bërë nga 3 janari i […]

Ja cila kompani ka obligim ta pastroj rrugën tuaj në Prizren (emrat)

Kanë mjaftuar dy ditë reshje të borës në Prizren që të debatohet rreth pastrimit dhe mirëmbajtjes të rrugëve në qytetin e Prizrenit. Për herë të parë K.R.M “Eko Regjioni” Njësia Operative në Prizren ka arritur të bëjë punën si duhet, duke i pastruar të gjitha rrugët në lokacionin e saj sipas kontratës, e madje duke […]

Bukuri përrallore të Bjeshkëve të Prevallës

Prevalla është ndër destinacionet më të vizituara në Kosovë, si në stinën e verës por edhe në atë të dimrit. Reshjet e borës vetëm se i kanë shtuar më shumë bukurin këtyre bjeshkëve, shkruan Indeksonline. Fotografi Bujar Gashi ka realizuar disa fotografi nga ky vend me bukuri përrallore. Këto fotografi dëshmojnë që Kosova ka shumë […]

Rektorati i UPZ’së i përgjigjet Parlamentit Studentor: Çështja e zgjedhjes së rektorit nuk është punë e juaja

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prizrenit dje ka dorëzuar padi në Prokurorinë në Prizren, ndaj katër  anëtarëve të Këshillit Drejtues të UPZ’së, ‘Ukshin Hoti’, Bedri Muhadri, Isak Hoxha, Parim Kosova dhe Soner Yildirim. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe Milot Krasniqi, kryetari i Parlamentit Studentor në UPZ, duke thënë se personat e lartëcekuar kanë bërë […]

Ja kush aderoi në Nisma në Prizren

Nisma Socialdemokrate ka filluar një konferencë shtypi për të prezantuar disa aderime, të cilat edhe shihen në foto. Shumica janë ish-aktivistë të PDK-së, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në mesin e tyre janë kuvendari Shukri Çuni, pastaj Naser Berisha, Hajrim Çengaj, Esat Krasniqi, këngëtari Fatmir Hoxha, etj. Në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i NS, Fatmir Limaj./GazetaePrizrenit.net/  

Kuvendari Shukri Quni dhe tre anëtarët e kryesisë së Degës së PDK-së pritet të kalojnë në NISMA

Katër anëtarë të Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren, të cilët ditë më parë dhanë dorëheqje nga të gjitha postet zyrtare të kësaj partie, pritet të kalojnë në Nisma, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) Shukri Quni, pastaj Naser Berisha, Sherif Krasniqi dhe Hajrim Qengaj, pritet që sot t’i  bashkohen Nismës Socialdemokrate (NS). […]