11-07-2025

Prizren

Miqësia e prizrenasve me gjermanët

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 19 vjet, kujtimi i qytetarëve të Prizrenit për datën 12 qershor 1999 është ende i freskët. Madje qyteti jugor i Kosovës tashmë tradicionalisht e feston 12 qershorin si Ditë të Çlirimit. Në këtë datë kishte nisur zbarkimi i trupave të NATO-s në Prizren, përkatësisht i ushtarëve gjermanë, ndërkohë që […]

Vjeshta në Prizren (foto)

Prizreni, ku e reja dhe e vjetra, modernia dhe tradicionalja bashkëjetojnë pranë njëra-tjetrës, e ku çdo stinë mirëpritet dhe ka lezetin e saj, sikurse tashmë vjeshta. Kjo stinë që hyri me temperatura të ulëta, deri në minus gradë, në zonat më të thella malore, duke bërë që më herët se herëve të tjera të ndizet […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 17:00 Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një solemnitet, bën hapjen zyrtare të garës zgjedhore brenda degës së PDK-së në Prizren.( Hotel ‘”Theranda”)

Prizren: Limaj thotë se deri në fund të nëntorit bëhet ushtria

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar tri lajme të mëdha për Kosovën deri në fund të vitit. Limaj të shtunën në Prizren ka thënë se liberalizimi i vizave, formimi i ushtrisë nëpërmjet ligjeve dhe anëtarësimi në Interpool janë objektivat e qeverisë së Kosovës dhe se po punohet shumë në këtë drejtim. Për çështjen […]

Haskuka: Do të shqyrtohen ankesat e kandidatëve për drejtorë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vlerësuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave ka pasur avancime dhe se është zhvilluar në mënyrë transparente. Megjithatë ka theksuar se do të shqyrtohen të gjitha ankesat e pranuara dhe në ato raste kur ato janë të bazuara ka paralajmëruar marrjen e masave për përmirësime, shkruan sot […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit” mbahet defileu i shoqërive kulturo-artistike, bëhet vënia e gurthemelit të përmendores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe mbahet ora letrare “Anton Pashku”. Ora 15:00 Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me strukturat e Nismës në Prizren. (Hotel “Theranda”, […]

Filloi manifestimi tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”

Në Zym të Hasit ka filluar manifestimi tradicional kulturor, “Takimet e Gjeçovit”, i cili po organizohet për herë të 47-të. Këtë vit, manifestimi i është kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, duke përkujtuar 550 vjetorin e rënies së tij, ku mes tjerash kishte aktivitete të ndryshme si ekspozitë punimesh, ushqime tradicionale dhe performanca artistike. Në […]

Fajdet: Mungesat elementare që e anuluan aktgjykimin në rastin Kqiraj

Rreth katër muaj pasi që Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte gjetur fajtor dhe dënuar 10 persona në rastin e njohur për fajde ku akuzoheshin disa anëtarë të familjes Kqiraj nga Prizreni, Gjykata e Apelit e ka anuluar aktgjykimin e Prizrenit sepse ka gjetur mungesa esenciale që duhet t’i përmbajë një aktgjykim. Aktvendimi i Gjykatës […]

Spitalit të Prizrenit i shtohet një aneks për radiologji

Në oborrin e qendrës spitalore të Prizrenit “ Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit ka filluar së ndërtuari një objekt aneks për nevoja të radiologjisë,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas shefit të Shërbimeve teknike në spital, Azem Krasniqi, realizimi i këtij projekti po bëhet duke pasur parasysh nevojat për rritje të shërbimeve diagnostike, konkretisht shërbimet e Rezonacës, CT […]

Komuna e Prizrenit akuzon gjykatën për shpërfillje faktesh për mbeturinat

Komuna e Prizrenit ka akuzuar Gjykatën Themelore të Prizrenit për shpërfillje apo hedhje poshtë të fakteve lidhur me hedhjen e paligjshme të mbeturinave të ngurta nga persona të papërgjegjshëm. Sipas zyrtarëve komunalë, pandëshkueshmëria po bën që të vazhdojë praktika e hedhjes së paligjshme të mbeturinave nga keqbërësit, shkruan sot Koha Ditore. Mirëpo këto akuza janë […]