26-10-2025

Prizren

Kontesti për rektorin e UPZ-së në shqyrtim kryesor gjyqësor

Padia e ish-rektorit të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, ndaj këtij institucioni të arsimit të lartë lidhur me zgjedhjen e Ismet Temajt në postin e rektorit, do të shqyrtohet në seancën e shqyrtimit kryesor, që pritet të caktohet në ditët në vijim. Kësisoj ka vendosur Gjykata Themelore e Prizrenit, gjatë seancës së dytë […]

Kushnini i Hasit, fshati që po zbrazet (video)

RTV 21 ka bërë një reportazh, në fshatin Kushnin të Hasit, banorët të cilit në mungesë të perspektivës kanë migruar jashtë.    

Prizreni pritet të jetë nikoqir  i një konference ndërkombëtare për tolerancën ndërfetare në Kosovë

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Bedri Muhadri i shoqëruar edhe nga Dr. Sc. Parim Kosova,  ka pritur në takim Rabbi Jack Bemporad, drejtor i Qendrës për Mirëkuptimin Ndërfetar dhe At Marco Valentini, nga Diocesa Katolike në Romë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në kumtesën e UPZ-së, thuhet se qëllimi i takimit […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 13:30 Në stadiumin e Prizrenit “Përparim Thaçi”  zhvillohet ndeshja Liria – Flamurtari./GazetaePrizreni.net/

Shaqir Totaj favorit për kryetar të PDK-së në Prizren

Një nga kandidatët më të votuar të zgjedhjeve të kaluara po shihet si kandidati favorit në zgjedhjet brendshme të Partisë Demokratike (PDK), që përpos Prizrenit, po e sfidon këtë parti edhe në nivelin e saj qendror, transmeton gazetametro.net. “Me kandidaturen time synoj të sjell një vlerë të re të shtuar, në PDK me një profil […]

Prizren: Policia jep detaje për konfiskim të marihuanës dhe arrestimin e një të dyshuari

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori i Prizrenit, pas hetimeve preliminare, ka arritur të grumbullojë të dhëna të besueshme se një person i dyshuar, në shtëpinë e tij, posedon substanca narkotike të llojit marihuanë. Policia, ka njoftuar prokurorin kujdestar të Krimeve të Renda dhe me urdhër të tij dhe pëlqimin e Gjyqtarit […]

Tre persona të arrestuar në Landovicë

Në fshatin Landovicë të Prizrenit janë arrestuar tre persona për shkak të kanosjes së njëri-tjetrit pas mosmarrëveshjes lidhur me pronën. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek njëri prej të dyshuarve i është gjetur dhe i është konfiskuar një armë zjarri-revole e llojit “M57 “, një karikator me tetë (8) fishekë, kal. 7.62mm. Me vendim të prokurorit, […]

Në Landovicë aksident me të lënduar

Policia raporton për një aksident trafiku në Landovicë të Prizrenit ku janë përfshirë një veture dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore marrin drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët dërgohen për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Pasagjeri pas tretmanit mjekësor lirohet, kurse drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të […]

Zejet e dikurshme të Prizrenit numërohen në gishta (foto)

Njëra nga rrugët e Prizrenit, “Saraçët” që ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit, përballë  “Urës së Gurit”, është emërtuar pikërisht shkaku i farkëtarëve të shumtë, por edhe zejeve të tjera që dikur ushtronin veprimtarinë nëpër dyqanet e vjetra njëkatëshe, ngjitas njeri-tjetrit me arkitekturën e tyre karakteristike. Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar. Aty jo vetëm […]

Hetohet kompania që ofronte 2 mijë vende pune në Gjermani

Prokuroria e Prizrenit ka nisur hetimet ndaj kompanisë gjermane “O.B.M Aviation”, e cila ditë më parë ka pasur takime të shumta me të rinj në Prizren dhe Prishtinë, duke pretenduar se ofron 2.000 vende pune në Gjermani. Lajmin për fillimin e hetimeve e ka konfirmuar për KALLXO.com zyrtarja për informim në Prokurorinë Themelore në Prizren, […]