05-05-2024

DEF do të punojë edhe të shtunave për t’ua mundësuar prizrenasve pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Prizrenit njofton se do të punojë edhe të shtunave, për t;ua krijuar mundësinë qytetarëve që ta bëjnë pagesë e tatimit në pronë, pasi mos kryerja e obligimeve deri në fund të vitit, do të përcillet me shtimin e kamatës dhe dënimit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

“Duke ditur që pagesa e tatimit në pronë për këstin e dytë, për vitin 2018, do të përfundojë më 31 dhjetor, dhe më pas sipas ligjit të Tatimit në Pronë aplikohet kamata dhe dënimi për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kanë kryer obligimet, interesimi i qytetarëve në ditët e fundit të vitit për t’i kryer obligimet e tyre është rritur dukshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Për shkak të këtij fluksi, Drejtoria për Ekonomi dhe Financa, njofton se ka marrë vendim që deri në fund të vitit të punojë edhe ditëve të shtuna, përkatësisht më 22 dhe 29.12.2018, për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve të cilët janë të angazhuar në mesjavë dhe nuk mund t’i kryejnë obligimet e tyre gjatë ditëve të punës./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.