17-06-2025

Qendrore

Dy vrasje për një javë, peticion për mbyllje të kazinove

Pas vrasjes që ndodhi të dielën në një kazino në Suharekë, dhe vrasjes që ndodhi dje në Lipjan, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, janë bashkuar në nënshkrimin e një peticioni për mbyllje të kazinove, raporton Gazeta Express Mësohet se nënshkrimi i këtij peticioni do të bëhet në sheshin e […]

A po mbahet “me zor” koalicioni qeverisës i Haskukës në Prizren?

Për më tepër se një vit, Prizreni udhëhiqet nga Vetëvendosje! që si partnerë të bashkëqeverisjes ka LDK-në, Nismën dhe partitë e komunitetit turk e boshnjak. Sinjalet e përçarjes të shfaqura vetëm pak muaj pas formimit, qysh pas konkursit të parë për drejtorë shkollash, qershorin e kaluar, jo që nuk u shuan, por treguan se koalicioni […]

SBASHK-u nuk zmbrapset, nuk i kompenson orët e humbura gjatë grevave

Përkundër afatit të dhënë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, që SBASHK-u të reflektojë për të kompensuar orët e humbura gjatë grevës, kjo sindikatë vazhdon të refuzojë një gjë të tillë. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se nuk do të ndërrojnë qëndrimin e tyre derisa Gjykata Themelore në Prishtinë të […]

Radovan Karaxhiç dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Hagës ka dënuar ish kreun e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç me burgim të përjetshëm. Karaxhiç, 73 vjeç, qëndronte i palëvizshëm dhe i zymtë, pasi gjykatësit thanë se kishin shqyrtuar dënimet e tij të vitit 2016 për gjenocid dhe krime lufte gjatë konfliktit në Bosnje dhe rritën dënimin e tij, që më parë […]

Një javë aktivitetesh për përvjetorin e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren (FOTO)

Kremtimin e 78-vjetorit të themelimit të gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, do ta karakterizojë një javë aktivitetesh, përfshirë shumë ekspozime të punimeve të nxënësve, titulluar “Unë janë gjimnazist”, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Ky gjimnaz është njëra ndër shkollat elitare në Kosovë, që ka rreth 2.300 nxënës përfshirë edhe paralelet në terren, si në Gjonaj, Ramajë dhe […]

Super hëna e fundit për këtë vit do të shfaqet në ditën e parë të pranverës

Super hëna  e tretë dhe e fundit për këtë viti do të ndodhë në të njëjtën ditë si Ekuinoksi i Pranverës, dita e parë e pranverës, shkruan Insajderi. Ajo gjithashtu do të ndodhë në të njëjtën kohë gjatë së cilës një asteroid kalon nga sipërfaqja e Tokës. Eklipsi quhet ndryshe edhe  ” Super Hëna e […]

Limaj: Beteja e Çanakalasë, ku ranë mijëra shqiptarë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj dhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari së bashku me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, dhe drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Përkujtimore, Bislim Zogaj, kanë marrë pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë në Turqi. Limaj në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar […]

Shoqërohen 5 persona për tritolin ndaj shtyllës së tensionit Tiranë-Prizren

Policia ka shoqëruar 5 persona për ti marrë në pyetje në lidhje me shpërthimin me tritol të shtyllës së tensionit në Fushë Krujë. Si pasojë e shpërthimit të tritolit pasditen e së hënës (18 mars) mbeti e dëmtuar njëra nga këmbët e shtyllës së tensionit, por nuk u cenua qëndrueshmëria e saj. Policia nuk ka […]

Katër persona pjesë e organit mbikëqyrës në fokus të hetimeve për Shtëpinë e Kulturës në Zhur

Përfaqësues të Prokurorisë Themelore të Prizrenit (PTH) kanë deklaruar se shumë shpejt do të përfundojnë hetimet rreth ndërtimit të stërzgjatur të Shtëpisë së Kulturës në Zhur të Prizrenit, ndërsa në fokus janë katër persona, të cilët janë organ mbikëqyrës, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Prokurori Genc Nixha, në tryezën e organizuar tri ditë më parë nga OJQ […]

Publikohet data e fillimit të Ramazanit dhe sa ditë zgjat ai

Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani do të fillojë me 6 maj të këtij viti, apo edhe 48 ditë nga sot. Besimtarët myslimanë këtë vit do të agjërojnë 28 ditë, transmeton Gazeta Metro. Ramazani është muaji më i shenjtë për besimtarët myslimanë. Është muaji i nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, […]