03-05-2024

Quni: Nuk kam kandiduar për kryetar të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka kandiduar ë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndonëse gjatë ditës në media ka qarkulluar lajmi se ai do të kandidojë për pozitën e të parit të LDK-së, një gjë të tillë Quni e ka mohuar, raporton “Zëri.info”

Ai për ka thënë që nuk ka kandiduar për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por për kryetar të degës në Prizren.

“Unë e kam bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren”, tha Quni duke e quajtur keqkuptim raportimin e medive se ai ka kandiduar për kryetar të LDK-së”, ka thënë ai. /ZËRI

Asnjë koment

Comments are closed.