05-07-2025

Qendrore

Gjykata dhe përmbaruesit ia marrin afro 2.9 milionë euro Komunës së Prizrenit

Një shumë e madhe e parave apo afro 2.9 milion euro i janë marrë Komunës së Prizrenit me vendim të gjykatave, por edhe të përmbarueseve privatë në dy vitet e fundit. Kjo formë e pagesave nga Auditori Kombëtar është përmendur si dobësi e qeverisjes lokale në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Gjatë vitit 2018 dhe […]

PDK nis së shpejti negociatat me VV-në dhe Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) së shpejti do të nis negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe minoritet për rrëzimin e qeverisë Hoti. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se kjo gatishmëri e tyre vije pas shkarkimeve të fundit të ‘vulosura’ nga kryeministri Avdullah Hoti. Lexo edhe: https://gazetaeprizrenit.net/rrena-e-kryetarit-haskuka-rreth-denimit-te-ish-drejtorit-te-tij-per-arsim-skender-susurit-dok/ Burime të IndeksOnline, poashtu kanë mësuar se ATK kishte […]

PDK: Qeveria e lodhtë goditi pavarësinë e Policisë, Doganave dhe ATK-së

Nënkryetari i PDK’së, Shaqir Totaj ka thënë se Qeveria e lodhtë e Kosovës e ka shuar pavarësinë e Policisë, Doganeve dhe ATK’së me shkarimet e djeshme të krerëve të këtyre tri institucioneve. Totaj është ankuar pse s’ka pasur asnjë reagim nga ambasadat e huaja për shkarkimet e fundit. Ai ka thënë se Kryeministri iu hakmor […]

Duda Balje-Lajçakut: Ne e duam atdheun tonë Kosovën, s’vjen në shprehje të ndryshohet Kushtetuta

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka quajtur të papranueshme kërkesën e emisarit sllovak, Mirosllav Lajcak, që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar Asociacionin e Komunave Serbe, raporton Express. “Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!”, ka thënë Balje. Sipas saj një gjë […]

Rrena e kryetarit Haskuka rreth dënimit të ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susurit (dok)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka mashtruar opinionin pasi ka tentuar që dënimin e ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susuri, ta ndërlidh me një vepër të kryer para se ky të ishte pjesë e kabinetit të Haskukës, shkruan sot Gazeta e Prizrenit. Përpjekjen për ta shmangur të vërtetën kryetari e ka bërë në debatin […]

Thaçi: S’ka patur kurrë thika mbi harta, ata që e kanë deklaruar diçka të tillë, t’u kërkojnë falje qytetarëve!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur në lidhje me marrëveshjen e arritur me katër shtator në Uashington, shkruan Gazeta Blic. Thaçi bëri të ditur se në takimet që ka zhvilluar në Bruksel dhe Uashington ka theksuar se tashmë duhet të hidhet në tavolinë diskutimi për njohje reciproke. Lexo edhe: Reagime pas kërcënimit të kuvendares […]

Reagime pas kërcënimit të kuvendares nga Prizreni, Dafina Alishani

Jo vetëm femrat prizrenase të angazhuara në politikë, por edhe përfaqësues të opozitës kanë reaguar, duke i dalë krah asambleistes së Vetëvendosjes në Prizren, Dafina Alishani, e cila përmes telefonatës është kërcënuar, pasi një ditë më parë kishte kërkuar llogari nga Kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka, shkruan Gazeta e Prizrenit. Rasti ka ndodhur […]

Prej sot drejt Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas pa test PCR

Duke filluar nga sot qytetarët mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë Veriore pa pasur rezultatin e testit PCR. E njëjta gjë do të mundësohet edhe për qytetarët e Maqedonisë Veriore të cilët vijnë drejtë Kosovës. “Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. […]

“Sistem i prishur”, ambasada amerikane tërhiqet nga konkursi për kryeprokurorë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar ashpër për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorëve. Në një reagim të lëshuar nga Ambasada thuhet se procesi i përzgjedhjes është prishur me themel meqenëse u mungon transparenca dhe ka konflikte interesi. Si pasojë e një situate të […]

Kryetari Haskuka, i mbyllur (dokument)

Ndonëse kur ishte në opozitë premtoi transparencë, siç pat thënë “radikale”,  sapo erdhi në pushtet, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka veproi krejt ndryshe. Kjo është dokumentuar edhe në dy matjet e bëra sa i përket transparencës, përkatësisht nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe USAID-i amerikan, ku krahasuar me komunat tjera të vendit, Prizreni […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.