08-05-2024

Qendrore

Zgjidhet kryesia e re e LDK-së, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar Lumir Abdixhikun ka zgjedhur Kryesinë e re të partisë. Partisë do t’i prijë Lumir Abdixhiku i mbështetur nga Anton Quni si nënkryetar për Mërgatë, Hykmete Bajrami nënkryetare për politika zhvillimore, Gazmend Muhaxheri për organizim partiak, Lutfi Haziri për bashkëpunim rajonal dhe Doarsa Kica-Xhelili nënkryetare për Marrëdhenie me Jashtë. Sekretarë […]

Prizren: Mbledhja e sotme e Kuvendit për faljen e tatimit, sfidë për kryetarin Totaj

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, në mbledhje të jashtëzakonshme, sot do të vendosë për Faljen apo Jo, të tatimit në pronë për vitin 2023, deri në shumën 100 euro, raporton Gazeta e Prizrenit. Seanca e thirrur me kërkesë të Vetëvendosjes (VV), padyshim që do të jetë një sfidë për Kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, i cili […]

A po “ngjallet” LDK dhe opozita në Prizren për sfidimin e qeverisjes Totaj?

LDK në Prizren së fundi ka dhënë sinjal se po “ringjallet”, drejt një opozitarizmi serioz ndaj qeverisjes lokale të Shaqir Totajt. Duket se kryetari i sapozgjedhur, Driton Selmanaj, tashmë i ka konsoliduar radhët përbrenda degës, për ta lëvizur “lokomotivën e fjetur”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Para dy dite ajo, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore të […]

Video-incizimi për ish-prokurorin, Metush Biraj për “dyshime se mori ryshfet”, reagon ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të hulumtimit të “Betimi për Drejtësi” me “Si ish-prokurori Metush Biraj dyshohet se mori ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kilogramë marihuanë”. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është hera e parë që shohim lajme të tilla si ai i djeshmi që […]

Prizren: Pse Metush Biraj u tërhoq nga aktakuza, përkundër se thoshte se prova ishin të pakontestueshme? (VIDEO)

Si përfundim në fjalën përfundimtare ish-prokurori, Metush Biraj, ishte tërhequr nga aktakuza me arsyetimin e mungesës së provave, ani se në aktakuzë kishte theksuar se 13 provat e siguruara si dhe 6 deklaratat e dëshmitarëve, janë prova të pakontestueshme. Për këtë, “Betimi për Drejtësi” është paraqitur në zyrën e Birajt për të marrë versionin e […]

Si u zbulua rasti i vrasjes se Liridonës, tregon eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuloi detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua në një plan të mirëmenduar nga bashkëshorti i saj. Shala zbuloi dhe veprimet operative të policisë së Kosovës të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes. Sipas […]

Prizren: Dalin para gjykatës 4 të arrestuarit për grabitjen në Suharekë

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë arritur, nën përcjelljen e rreptë të policisë, katër të arrestuarit që dyshohen për pjesëmarrje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë. Nga gjykata deklarojnë se “kemi pranuar kërkesën për caktim të paraburgimit për 4 të pandehurit për veprat penale “grabitja dhe mbajtja në pronësi të paautorizuar të armeve”. Burime të […]

Prizren: LDK dorëzon në prokurori tre kallzime penale ndaj drejtorëve të Komunës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Prizren, sot ka dorezuar në Prokurori tre kallzime penale me pretendime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të autoriteteve komunale të Komunës së Prizrenit, ashtu siç pat shkruar para disa ditësh “Gazeta e Prizrenit”. Pasi ka dorëzuar Kallëzimet, LDK-së doli me Komunikatën për Media:  “Ashtu siç kishte paralajmëruar Dega […]

Aktakuzë kundër një serbi për masakrën e Dubravës

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit G.M. i nacionalitet serb, Shtetas i Kosovës dhe Serbisë, me adresë të vendbanimit në Serbi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 […]

Detaje mbi aksionin e të arrestuarëve për 85 mijë euro monedha të falsifikuara

Tash e disa javë, në tregun e Kosovës kanë qenë duke qarkulluar monedha metalike 2 euro, të falsifikuara. Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më saktësisht me departamentin e Krimeve të Rënda Ekonomike, kanë kryer një aksion nga i cili janë konfiskuar 85 mijë e 10 euro, të gjitha […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.