22-04-2025

Qendrore

Mësimdhënësit e viteve ’90, pensionet nga nëntori

Mësimdhënësit që punuan në vitet ’90 nga muaji i ardhshëm do të fillojnë t’i marrin pensionet. Kësisoj i bëhet një nderim punës së tyre në këtë periudhë të rëndë, kur mësimi zhvillohej në shtëpitë- shkolla./rtv21

Albin Kurti e Vjosa Osmani thyejnë rekord me vota

Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e LDK-së kanë thyer rekordin e deritashëm për numrin e votave brenda subjektit të tyre duke qenë bartës të listës. Ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor ende s’ka shpallur zyrtarisht numrin e votave të kandidatëve, një burim në Lëvizjen Vetëvendosje i ka thënë portalit Koha.net se Kurti, pa votat e […]

Propozohet dënim deri 5 vjet burgim për komisionerët që manipuluan votat

Brenda pak ditëve, KQZ’ja me sugjerim të QNR’së dy herë ka marrë vendim për rinumërim në më shumë se 700 vendvotime. Disa vendvotime janë rinumëruar për shkak të një gabimi teknik që ishte bërë me formularët e KQZ’së, ndërkohë vendimi për serinë e dytë të rinumërimeve është bërë për shkak të ankesave të mëdha të […]

Gjykata Speciale fton veteranin e Vetëvendosjes, ai i fajëson deputetët që e votuan!

Gjykata Speciale do ta intervistoj zyrtarin e vjetër të Vetëvendosjes, ish-luftëtarin e UCK-së, Gani Krasniqi. Ky i fundit, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë detaje rreth kësaj ftese. “Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët e votuan këtë gjykatë”, ka shkruar […]

Eqa s’rri rehat, ia kujton Isa Mustafës me një dokument postin e Ministrit pas heqjes së autonomisë

Ish-Kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, e ka publikuar një dokument me të cilin dëshmohet se Isa Mustafa kishte pozitë ekzekutive në Qeverinë e themeluar nga Jusuf Zejnullahu. Kryeziu e ka publikuar këtë dokument duke ironizuar me “kandidatin e Baton Haxhiut për President” i cili ishte në pushtet në kohën kur Kosovës i ishte hequr autonomia. Kur […]

Lajmi i fundit nga rinumrimi i votave për Nisma-n Socialdemokrate

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve, të cilat mendohet se do të përfundojnë për 7 ditë. Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se rinumërimi po bëhet jashtëligjshëm. Nisma shpreson që rinumërimi do ta çojë në Kuvend. Për këtë çështje, Enver Hoti, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, ka […]

Nxënësit detyrohen t’i bëjnë kopje librat që u takojnë falas

Edhe pse janë bërë gati dy muaj qëkur ka nisur viti i ri shkollor, shumë institucione shkollore po ballafaqohen me mungesë të teksteve. Drejtorë komunalë të arsimit e drejtorë të shkollave e kanë konfirmuar se në disa shkolla ende ka mungesa të librave. Si pasojë e këtyre mungesave nxënësit po i fotokopjojnë librat nga shokët […]

Kandidatët për deputetë që mashtruan se janë “prof.dr.”

Janë së paku dhjetë kandidatë për deputetë që kishin mashtruar elektoratin, kur në fushatën elektorale të zgjedhjeve të parakohshme, përpara emrit e mbiemrit kishin vënë titullin akademik “prof. dr.”. Mbështetur në të dhënat e institucioneve arsimore ku punojnë, ata nuk i kishin titujt që i proklamonin. Pjesë e këtij mashtrimi ishin ish-ministra, ish-deputetë dhe njerëz […]

Operacion i rrallë në QKUK: Mjekët ia heqin pacientes tumorin 8 kilogramësh

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një ekip mjekësor ka kryer një operacion të ndërlikuar tek një grua, duke i hequr një masë tumorale në mitër, që peshonte 8 kilogramë.Ndërhyrja kirurgjike është bërë me thikë ultrasonike dhe ka përfunduar me sukses brenda një intervali kohore prej 3 orë e gjysmë.Pacientja është […]

Nis takimi mes grupeve punuese LDK – VV

Ka nisur të mbahet takimi mes grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëvendosje në këtë grup punues përfaqësohet nga Besnik Bislimi dhe Glauk Konjufca, e Albulena Haxhiu, njofton Klan Kosova. LDK ka përzgjedhur anëtarët e kryesisë Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti ndërsa ndonëse u lajmërua edhe për Kujtim Shalën ky i fundit […]