Gjendet një kafkë në stadiumin e Prishtinës, dyshohet të jetë e njeriut

Një person ka raportuar në Polici se në stadium është gjetur një kafkë, që dyshohet të jetë e njeriut.

Në vendin e ngjarjes në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë kanë dalë mbrëmë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori, shkruan Gazeta Sinjali.

Kafka është marrë nga Policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.