26-04-2024

Therje me thikë në Prizren

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur në Prizren. Rasti ka ndodhur në rrugën “Kukësi”, mbrëmë rreth orës 22:00, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, viktima mashkull K/shqiptar ka raportuar se është therë me thikë nga një i dyshuar.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe pastaj është liruar. Njësiti policor ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij por nuk e ka takuar”, njoftoi policia.

Rasti është duke u hetuar. Nuk bëhet i ditur as identiteti i viktimës e as shkaqet e sherrit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.