11-07-2025

Qendrore

LDK e VV në garë për vendin e parë

Kur janë numëruar gati 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në vend të parë duke kaluar LDK-në. VV-ja ka 25.47 për qind të votave apo 117831 vota, ndërsa LDK-ja ka 25.42 për qind të votave apo 117589 vota. PDK-ja është partia e tretë që tashmë ka arritur numrin e 100 mijë votave. […]

Nis publikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Ka nisur publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura sot më tetor 2019. Deri tash në uebfaqen e KQZ-së janë publikuar rezultatet pas numërimit të rreth 4 për qind të votave. Në total kanë votuar më shumë se 850 mijë qytetarë. Klikoni këtu për rezultatet online.

Haradinaj e pranon humbjen i pari

Kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari që ka dalë në konferencë për media duke e pranuar humbjen në zgjedhjet e sotme parlamentare. Haradinaj ka përmendur vetëm rritjen e partisë së tij, duke e pranuar në mënyrë jodirekte humbjen, ndonëse para zgjedhjeve deklarohej si fitues, shkruan Gazeta Sinjali. “E ka një rritje […]

PDK shpall fitoren

Pesëmbëdhjetë minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, PDK-ja e ka shpallur veten fitues të zgjedhjeve të parakohshme. Abelard Tahiri, ka thënë në një konferencë për medie, se ata prijnë me një diferencë të vogël ndaj partisë së dytë, derisa nuk ka treguar se cila është kjo parti, raporton KTV. “Si PDK i ftojmë komisionerët […]

Exit Poll i Klan Kosovës: Ja rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë!

Televizioni i njohur, Klan Kosova sot gjatë ditës ka bërë një ‘Exit Poll’ për zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas rezultateve, fitues i këtyre zgjedhjeve është LDK dhe LVV me nga 30% Ndërsa në vendin e dytë është subjekti politikë me 22.28% Vendin e tret e ka, AAK kurse në pozitën e katërt e ka  NISMA. PDK, […]

KQZ: 29,47 përqind kanë votuar deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në uebfaqen zyrtare ka publikuar shifrat për daljen e përgjithshme të votuesve deri në orën 15:00. Dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është 29,47% ose 529.082 votues. Në ndërkohë, në uebfaqen zyrtare të KQZ-së  janë publikuar edhe shifrat për daljen e votuesve në secilën komunë të Kosovës. Këto të dhëna janë duke u përditësuar […]

Në Prizren proces i rregullt i votimit

Procesi zgjedhor në komunën e Prizrenit nisi normalisht.  Nysret Bytyqi, zyrtar i lartë në Komisionin Komuna Zgjedhor, konfirmoi për portalin “GazetaePrizrenit.net” se materiali i ndjeshëm është shpërndarë me kohë në qendrat votuese, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, vendvotimet janë hapur me kohë, në orën 7:00 të mëngjesit. Edhe në shkollat “Abdyl Frashëri” e “Lekë Dukagjini” ndër […]

Facebook bëhet pjesë e zgjedhjeve në Kosovë

Kushdo që ka hyrë për herë të parë sot në Facebook e ka parë që në krye të saj qëndron përkujtimi që ky rrjet social iu bën qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet. Facebook jep informacione rreth zgjedhjeve dhe iu jep mundësinë të gjithë përdorueseve që ta shpërndajnë atë në llogarinë e tyre.   Ky rrjet […]

Hapen qendrat, nis votimi në Prizren

Përjashtuar ndonjë parregullsi të vogël teknike, procesi zgjedhor në komunën e Prizrenit nisi normalisht, duke ua mundësuar 173.556 votuesve me të drejtë vote, ta shprehin vullnetin e tyre politik. Nysret Bytyqi, zyrtar i lartë në Komisionin Komuna Zgjedhor, konfirmoi për portalin “GazetaePrizrenit.net” se materiali i ndjeshëm është shpërndarë me kohë në qendrat votuese, ndërsa sipas informacioneve […]

Kosova voton, sot “flet” sovrani

Ka mbetur edhe pak kohë deri në hapjen e kutive të votimit në 38 komunat e vendit. Mbi 1 milion e 900 mijë persona që kanë të drejt vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mund votojnë nga 7:00 deri në 19:00 të mbrëmjes  në 895 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.